Të gjitha femrat shtatzana duan të dinë sa më shumë për zhvillimin dhe shëndetin e bebit të tyre. Përgjatë muajve të shtatzanisë janë të shumta pyetjet që lindin rreth ndjekjes dhe monitorizimit të shtatzanisë, ekografive, dietës, stilit të jetesës, aktivitetit fizik, sëmundjeve që mund të shoqërojnë shtatzaninë, mënyrës së lindjes dhe perudhës së lehonisë. Duke klikuar më poshtë në ikonat përkatëse do të gjeni informacionet e duhura në këtë drejtim.
Ndjekja e shtatzanisë
Analizat & Ekografitë
Monitorizimi i shtatzanisë është tërësia e konsultave & vizitave përgjatë shtatzanisë dhe përpara lindjes tek mjeku obstetër-gjinekolog me qëllim kontrollin e gjendjes shëndetësore të femrës shtatzanë, ecurinë e shtatzanisë dhe mirëqënien e fetusit.
Lindja
Në shumicën e rasteve lindja natyrale është plotësisht e mundur. Lindja me operacion cezarian rezervohet vetëm në raste të vecanta, kur lindja vaginale ose është e pamundur ose mbart rreziqe për bebin.
Ekografia e barrës
Ekoja Obstetrikale i referohet përdorimit të ultratingujve (valë tingujsh me frekuencë të lartë) për të vizualizuar dhe për rrjedhojë për të përcaktuar kushtet klinike të një gruaje shtatzanë dhe të embrionit ose fetusit të saj.
Anomalitë fetale
Depistimi dhe diagnoza prenatale e anomalive fetale përbën një problem me rëndësi për mjekësisë materno-fetale. Qëllimi është parandalimi i lindjes së një fetusi me potencial biologjik të reduktuar dhe që do të përbënte një barrë të rëndë për familjen & shoqërinë.
Barra me rrezik
Shtatzania me rrezik të lartë ndodh në ato raste kur situata apo probleme të ndryshme mjeksore e venë nënën dhe / ose bebin përballë një mundësie më të lartë se e zakonshmja për probleme shëndetësore ose lindje parakohe.
Infeksionet & Barra
Infeksionet gjatë shtatzanisë përbëjnë një shqetësim të madh për gruan shtatzanë, për efektin që ato mund të kenë në shëndetin e bebit.
NIPT
Çfarë është analiza NIPT? NIPT është një analizë e cila kryhet gjatë shtatzanisë dhe që ka për qëllim depistimin (hetimin) për anomalitë më të shpeshta kromozomiale fetale: sindromën Down (trizomia 21), sindromën Patau (trizomia 13) dhe sindromën Edwards (trizomia 18). Gjithashtu NIPT është i aftë të japë informacion edhe për gjininë e bebit pasi identifikon edhe kromozomet seksuale. NIPT […]
Cila është mosha më e mirë për të lindur?
Me rritjen e moshës së femrës, dihet që fertiliteti i saj reduktohet. Sasia e vezëve në vezore (rezerva ovariane) reduktohet me kalimin e kohës. Cilësia e vezëve “të mbetura” reduktohet me kalimin e kohës Numri i vezëve / embrioneve normale nga ana gjenetike reduktohet me kalimin e kohës Një embrion me numër normal të kromozomeve […]
Hematoma subkorionike
Hemorragjia gjatë shtatzanisë mund të jetë alarmante për femrën, por për fat të mirë ajo jo gjithnjë përfundon në humbje të shtatzanisë. Shpesh, hemorragjia është shenjë e një grumbullimi gjaku të quajtur hematoma subkorionike e cila takohet në ≈ 3% të shtatzanive. Shumica e këtyre hematomave do të zhduken pa patur asnjë ndikim në zhvillimin […]
Sindroma e transfuzionit feto-fetal
Çfarë është? TTTS është një komplikacion që prek shtatzanitë me binjakë (ose trinjakë etj) identikë. Këto lloj binjakësh quhen monokorialë dhe ndajnë të njëjtën placentë. Normalisht përmes placentës, gjaku i pasur në oksigjen dhe lëndë ushqyese kalon përmes kordonit ombilial tek fetusi. Dhe në të kundërt, gjaku që përmban dioksidin e karbonit dhe lëndët e […]
Aktiviteti sportiv pas lindjes me operacion cezarian
Lindja me operacioni çezarian (C – Section) mund të rekomandohet nga mjeku në ato raste kur kemi situata të ndryshme ku lindja natyrale është e pamundur ose shqoërohet me rreziqe të rritura për nënën dhe beben. Operacioni çezarian përfaqëson një intervent kirurgjikal madhor, pas të cilit pacientja ka nevojë për një kohë të caktuar rikuperimi […]
Ushqimi me gji gjatë shtatzanisë
Shpesh herë fëmija i dytë vjen shumë shpejt. Ndërkohë aq janë duke ushqyer me gji fëmijën, mjaft femra mësojnë se janë sërish shtatzanë. Një lajm i bukur ky, por që sjell edhe një dilemë me vazhdimin apo jo të ushqimit me gji për fëmijën e parë? Në përgjithësi është pa rreziqe ushqimi me gji gjatë […]
Strijet e shtatzanisë
Strijet e shtatzanisë (Striae gravidarum) shfaqen gati në 90% të shtatzanave. Ato ndodhin për shkak të shtrirjes që pëson lëkura për shkak të rritjes së bebit dhe të rritjes së nivelit të hormoneve gjatë shtatzanisë. Më shpesh ndodhin në rastet e shtatzanave mbi peshë, tek ato që janë në moshë të re ose tek ato […]
Ekografia 3D & 4D
Çfarë është eko 3D/4D? Shumica e ekografive gjatë shtatzanisë shfaqin një imazh 2-dimensional. Kjo lloj ekografie ofron maksimumin e informacionit klinik që i nevojitet mjekut .Në ekon 3D, seksionet 2D rindërtohen në mënyrë dixhitale për të dhënë një pamje sa më reale (3D). Me ekon 4D, dimensioni i shtuar është koha, ndaj duket sikur pamjet [...]
Ekografia Morfologjike
Çfarë presupozon kontrolli ekografik në javët 18-22? Tashmë shumica e grave shtatzana e kryejnë kontrollin ekografik obstetrikal në javët 18-22 të shtatzënisë. Qëllimi i kontrollit në javën e 18-22 është që të kontrollohet nëse fëmija ka zhvillim normal. Zakonisht, ky quhet kontrolli ekografik i morfologjisë fetale ose kontrolli i anomalive fetale. Thjesht ekografi morfologjike fetale ose […]
Ekografia ne shtatzani
Ekoja Obstetrikale i referohet përdorimit të ultratingujve (valë tingujsh me frekuencë të lartë) për të vizualizuar dhe për rrjedhojë për të përcaktuar kushtet klinike të një gruaje shtatzanë dhe të embrionit ose fetusit të saj.Këto valë rregjistrohen dhe paraqiten si një imazh në kohë reale. Në procedurën e ekos nuk ka rrezatim të jonizuar Cilat [...]