Cila është mosha më e mirë për të lindur?

Me rritjen e moshës së femrës, dihet që fertiliteti i saj reduktohet.

  • Sasia e vezëve në vezore (rezerva ovariane) reduktohet me kalimin e kohës.
  • Cilësia e vezëve “të mbetura” reduktohet me kalimin e kohës
  • Numri i vezëve / embrioneve normale nga ana gjenetike reduktohet me kalimin e kohës

Një embrion me numër normal të kromozomeve quhet euploid. Ndërkohë që pjesa më e madhe e mbrioneve jo normale gjenetikisht kanë ose më shumë ose më pak kopje të kromozomeve. Këta quhen aneuploidë. Embrionet aneuploidë mund të rezultojnë në humbje të shtatzanisë ose lindje të fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore (fizike dhe mentale). Nga llojet e aneuploidive, trizomia është ajo më e shpeshta. Trizomia më e njohur është sindroma Down, në të cilën kemi një kromozom tepër në çiftin 21 të kromozomeve.

Ne mendojmë se thënia “fertiliteti përkeqësohet me moshën” i përmbledh të gjitha. Megjithatë, në ndryshim nga numri e vezëve, përqindja e vezëve / embrioneve të shëndetshme ka një shpërndarje në kohë pak a shumë në formën e këmbanës.

 

Femrat shumë të reja në moshë dhe ato me moshë të madhe kanë tendencën të kenë më tepër embrione jonormalë / aneuploidë në shtatzanitë e tyre të para.

Rrezku më i vogël për të patur embrione anormalë (aneuploidë) është midsi moshës 26 – 30 vjeç. Nga një studim i vitit 2014 të botuar në të famshmen Fertility and Sterility, rezulton se përqindja më e lartë e embrioneve normalë (euploidë) është në moshën 29. Kjo do të thotë se mosha më e mirë për të lindur është mosha 29! Kjo vlen si për shtatzanitë natyrale ashtu edhe për ato të arritura me anë të Fertilizimit In Vitro.

Categories : Blogu i fertilitetit Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!