Krioprezervimi (ruajtja në ngrirje) është një teknikë i cili përdoret në Riprodhimin Artificial (Fekondim In Vitro) për të ngrirë spermatozoidet, ovocitet ose embrionet humane. Arsyet se pse mund të kryejë krioprezervimi mund të jenë të ndryshme:
- Ruajtja e fertilitetit në rastet e terapisë për kancer (për shembull, ruajtja e spermës para terapisë për kancer testikular etj).
- Rritje akumuluese e shanseve për të patur një shtatzani (për shembull ruajtja e embrioneve kur formohen shumë embrione)
- Ruajtja e fertilitetit në rastet kur planifikimi familjar nuk është ende një plan konkret (për shembull, ruajtja e vezëve për femrat në karierrë).