Dushet e nxehta, saunat dhe efektet e tyre …

Aktiviteti fizik sjell një mori përfitimesh të lidhura me shëndetin. Këtu përmendim mbajtjen e një peshe normale, reduktimin e rrezikut për diabet, sëmundje kardiake etj.

Tashmë është një trend gjithnjë në rritje për meshkujt që frekuentojnë palestrat, që fundin e stërvitjes ta shoqërojë me një dush të nxehtë apo edhe me një sauna. Por sipas studimeve të fundit kjo gjë mund të jetë shumë e dëmshme për spermën tek meshkujt …

Sipas një studimi të botuar në revistën prestigjioze Human Reproduction, tek meshkujt që shpenzojnë 15 minuta në sauna, dy herë në javë për një periudhë 3 mujore do të evidentohet një rënie e menjëhershme e numrit të spermatozoideve pas çdo sesioni saune. Do të duhen të paktën 6 muaj që nivelet e spermës të normalizohen.

Por si është e mundur kjo? Në mënyrë që testikujt të funskionojnë normalisht ato duhet të jenë në një temperaturë më të ulët se ajo e trupit (rreth 2 gradë më pak). Çdo situatë që sjell rritjen kronike të temperaturës mund të ketë një efekt negativ mbi spermatogjenezën (prcesin e formimit të spermës në testikuj).

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!