Antibiotikët & BarraCilët lejohen dhe cilët nuk lejohen?

Ka situata në të cilat femra shtatzanë është e detyruar të marrë antibiotikë gjatë shtatzanisë për shkak se ato i janë rekomanduar nga mjeku (gjinekolog ose jo) për një infeksion të caktuar. Por ka edhe raste në të cilat marrja e antibiotikëve bëhet në fëzat filestare të shtatzanisë, pikërisht kur femra ende nuk është në dijeni të shtatzanisë së saj.

Megjithatë jo gjithnjë ka arsye për tu shqetësuar. Disa antibiotikë janë të sigurtë gjatë shtatzanisë, ndërkohë që disa të tjerë nuk janë.

Siguria e përdorimit varet nga shumë faktorë si lloji i antibiotikut, mosha e shtatzanisë, doza që do merret dhe kohëzgjatja, dhe efektet e mundshme që mund të ketë tek shtatzania etj
Një listë që pergjithësisht konsiderohen si të sigurt përfshin antibiotikët e mëposhtëm:

  • Penicillinat, amoxicillina, ampicillina
  • Cefalosporinat, cefaclor, cephalexin etj
  • Erythromycin
  • Clindamycin

Nëqoftëse antibiotiku është mënyra më e mirë e trajtimit të problemit tuaj shëndetesor, mjeku juaj do t’ju përshkruajë antibiotikun më të sigurt, në dozën më të sigurt të mundshme. Nëqoftëse ju keni pyetje apo shqetësim në lidhje me përdorimin e antibiotikut mos hezitoni ti diskutoni ato me mjekun tuaj.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!