Vaksinat & ShtatzaniaVaksinat para, gjatë & pas shtatzanisë

A lejohen vaksinat gjatë shtatzanisë?

Varet nga lloji i vaksinës. Vaksinimet për gripin, kollën e mirë apo për tetanozin janë të sigurta gjatë shtatzanisë. Për vaksinat që janë të përbëra nga viruse të gjalla, sic është vaksina MMR, është mirë që të aplikohen pas lindjes së bebit për shkak se këto lloje vaksinash mund të kenë ndonjë efekt të padëshiruar tek fetusi. Megjithatë ende nuk ka ndonjë studim që të tregoje se këto lloj vaksinash shkaktojnë anomali apo defekte të lindura. Në disa raste, një vaksinë e tillë mund të përdoret gjatë shtatzanisë nqs rreziku për infeksion është shumë herë më i madh se sa rreziku që mund të vijë nga vaksinimi.

Vaksinat përpara shtatzanisë …

Nqs jeni duke planifikuar një shtatzani atëherë ju duhet të dini në se jeni apo jo e vaksinuar për sëmundje të ndryshme infektive. Kjo sepse disa vaksina, si për shembull ato ndaj fruthit, rubelës dhe shytave (të përmbledhura këto në vaksinën MMR) duhet të kryhen të paktën një muaj përpara shtatzanisë.

Cilat vaksina rekomandohet gjatë shtatznisë?

Rekomandohet që në cdo shtatzani, femrat të kryejnë dy vaksinime:

  • Vaksinën kunder gripit (atë me injeksion dhe jo atë me spray)
  • vaksinën TDAP (për tetanozin, difterinë dhe Pertusin ose kollën e mirë)

Vaksina kunddër gripit

Vaksinimi kundër gripit gjatë shtatzanisë është shumë i sigurt. Në fakt, rekomandohet që të gjitha femrat shtatzana të vaksinohen kundër gripit gjatë shtatzanisë, pavarësisht se në cilin trimestër janë. Vaksina kundër gripit:

  • Parandalon gripin dhe komplikacionet e tij tek gruaja shtatzanë. Dihet që gripi shkakton më tepër komplikacione tek femra gjatë shtatzanisë se sa jashtë saj.
  • Parandalon efektet e mundshme negative të gripit tek fetusi. Dihet që temperature e lartë gjatë tremujorit I mund të shkaktojë defekte të lindura. Nqs femra është vaksinuar kundër gripit në shtatzani, antitrupat në qarkullim do të kalojnë në placentë duke ofruar mbrojtje për fetusin.
  • Mbron bebin pas lindjes. Dihet që të porsalindurit janë më të prekshëm nga format e rënda të gripit. Por vaksinat kundër gripit tek bebi mund të fillojnë vetëm pas moshës 6 mujore. Nqs femra është vaksinuar kundër gripit në shtatzani, antitrupat në qarkullim do të kalojnë në qumësht duke ofruar mbrojtje për të porsalindurin.

Në rast vaksinimi, kërkoni vaksinimin me injeksion dhe jo atë me spray nazal. Vaksina me injeksion përbëhet nga viruse gripi të inaktivizuara dhe është e sigurtë si për ruan ashtu edhe për bebin gjatë shtatzanisë. Vaksina me spray nazal nuk është aq e sigurtë sa ajo me injeksion.

Vaksina TDAP

Kjo vaksinë është një multivaksinë e cila ka si qëllim parandalimin e infeksioneve nga Tetanozi, Difteria dhe Pertusi (kolla e mirë). Vaksina TDAP mund të kryhet përgjatë gjithë shtatzanisë, por periudha më e mirë është të kryhet gjatë javës 27 – 36 të cdo shtatzanie, për të mbrojtur shtatzanën dhe fetusin nga pertusi (kolla e mirë). Kjo vaksinë rekomandohet në cdo shtatzani.

Vaksina për Hepatitin B

Nqs jeni në një rrezik më të lartë për tu infeksuar nga hepatitis B (për shembull nqs punoni në spital, shkolla etj) dhe jeni shtatzanë ose jeni duke u përpjekur për një shtatzani atëherë ju mund të këshilloheni nga mjeku juaj për të kryer vaksinën për hepatitin B. Kjo vaksinë nuk është një vaksinë me viruse të gjalla dhe për momentin nuk ka asnjë studim që të ta lidhë këtë vaksinë me ndonjë rrezik për fetusin.

Cilat vaksina NUK lejohen gjatë shtatznisë?

Vaksinat e mëposhtme nuk rekomandohet të kryhen gjatë shtatzanisë:

  • Vaksina HPV
  • Vaksina MMR
  • Vaksina me spray nazal për gripin (pasi përbëhet nga viruse të gjalla)
  • Vaksina për variçelën

A lejohen vaksinat gjatë laktacionit?

Po! Ato janë të sigurta gjatë laktacionit, edhe direkt pas lindjes. Bën përjashtim këtu vaksina për ethet e verdha e cila nuk rekomandohet në laktacion, përvecse në rastet kur udhëtohet në vendet ku ky infeksion është endemik.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!