Urthi në shtatzani

Hormonet dhe shtypja që ushtron mitra mbi organet e tretjes mund të shkaktojnë dhimbje barku në zonën e stomakut dhe problem me tretjen. Hormonet e shtatzanisë ngadalësojnë muskulaturën e traktit tretës. Për këtë arsye ushqimi ka tendencën të lëvizë më ngadalë nëpër stomak dhe zorrë. Ja përse femrat shtatzana ndihen shpesh të balonuara apo të fryra.

Hormone gjithashtu relaksojnë edhe valvulën që ndan ezofagun nga stomaku. Kjo shkakton kthimin prapa të ushqimeve së bashku me acidin nga stomaku në ezofag duke shkaktua ndjenjën e djegies apo të urthit (aq e shpeshtë tek shtatzanat). Me rritjen e bebit, edhe lartësia e mitrës rritet, për rjedhojë edhe kjo ndjesi bëhët gjitnjë e më e shpeshtë.

Disa masa që mund të reduktojnë këto ndjesi:

  • Të konsumoni 5-6 vakte më të vogla dhe jo 3 vakte kryesore të mëdha.
  • Të hani ngadalë.
  • Lëngjet të konsumohen mes vakteve dhe jo gjatë vakteve.
  • Të mos konsumoni ushqime të skuqura apo pikante.
  • Të mos konsumoni lëngje që mund të jenë acide (sidomos ato që përmbajnë lëng limoni).
  • Të konsumoni darkën disa ore përpara se të shtriheni në shtrat.
  • Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit.
Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!