IVF jashtë shtetit? Jo!

Një pjesë e çifteve infertile kërkojnë mundësi trajtimi apo informacioni on line. Kjo është më se normale. Në këtë “xhungël” informacioni on line, është shumë e lehtë të joshesh nga mundësi të ndryshme trajtimi Fertilizimi In Vitro jashtë Shqipërisë. Një gjë e tillë në më të shumtën e rasteve është e panevojshme. Dhe kjo për arsyet e mëposhtme:

Cilësia e shërbimit mjeksor të ofruar.

Për sa i përket cilësisë së shërbimit mjeksor të ofruar në Fertilizim In Vitro, Shqipëria nuk ka asgjë më pak se shtetet e tjera. Shumica e mjekëve shqiptarë që kryejnë Fertilizim In Vitro janë ta trajnuar jashtë dhe kanë eksperiencën e duhur në këtë drejtim.

Kostoja e trajtimit

Shqipëria ofron shanse identike suksesi dhe çmime shumë herë më të ulëta se vendet e Bashkimit European. Kostoja e trajtimit jashtë rritet edhe nga qëndrimi nëpër hotele dhe biletat e udhëtimit. Të gjitha këto së bashku krahasohen me koston e një procedure IVF në Shqipëri.

Legjislacioni i ndryshëm

Legjislacioni në fuqi ka ndikimin e tij në shanset e Fertilizimit In Vitro. Në shumë shtete kufizimet ligjore dhe fetare bëjnë që Fertilizimi In Vitro të ketë shanse më të ulëta suksesi. Të kuptohemi drejt: Kjo nuk do të thotë aspak se punohet keq! Përkundrazi, janë standarte drejt të cilave me kalimin e viteve edhe Shqipëria do të drejtohet.

Në shumë shtete modalitete të ndryshme trajtimi gjatë Fertilizimit In Vitro nuk lejohen si për shembull PGT apo edhe IVF heterolog. Në disa vende ka kufizime në numrin e embrioneve të transferuara. Klinika të ndryshme jashtë shtetit, për shkak të praktikave të ndryshme të punës mund ta shtrijnë procesin e Fertilizimit In Vitro në 2 faza: duke ngrirë embrionet dhe i transferuar ato në një moment të dytë. Por kjo jo gjithnjë është e rekomndueshme. Një praktikë e tillë do të thotë që çifti duhet të udhëtojë edhe një herë tjetër në shtetin respektiv ….

Pritja e gjatë …

Në shumë klinika jashtë shtetit duhet të mbash radhë për të hyrë në trajtim. Kjo vërtetohet edhe nga dëshmitë e shumë emigrantëve shqiptarë të cilët kryejnë IVF në Shqipëri.

Më pak mundësi diskutimi

Pengesa në gjuhë dhe koha e pakët në dispozicion bën që diskutimi mjek – pacient të mos jetë i plotë dhe shumë pacientë të mos ndihen të sqaruar deri në fund. Një gjë e tillë ka shumë pak rëndësi në rastet me sukses, por shumë rëndësi në rastet pa sukses! Në disa raste, defektet në komunikim mund të shkaktojnë keqkuptime në mjekim të cilat mund edhe të dëmtojnë gjithë trajtimin.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!