Nuk kam folikul …“Folikuli nuk rritet”

“Nuk kam folikul “, “Folikuli nuk rritet” apo “Bëra eko ne ditën 12 por nuk kisha vezë” ….

Këto janë fjali që i dëgjoj shpesh në praktikën time të përditshme. Janë fjali që shkaktojnë shumë stres dhe ankth tek pacientja dhe që në të shumtën e rasteve janë të pavërteta. Aq fort nguliten këto fjali në mendjen e pacientes që është duke kërkuar një shtatzani prej kohësh, sa ato vazhdojnë ta përsërisin disa herë duke dashur të ven theksin tek ky “fakt”.

 

Megjithatë të tilla fjali në shumicën e rasteve janë të pavërteta dhe shpjegohen nga disa faktorë, të cilët dua ti përmend këtu:

  1. Mosnjohja si duhet e ciklit ovulator dhe referimi vetëm në shabllone që nuk kanë asnjë bazë shkencore. Një nga këto shabllone është edhe të menduarit si të vërtetë absolute dhe që prek të gjithë femrat se ovulacioni (celja e vezës) ndodh në ditën 14. Dhe duke u bazuar në këtë shabllon atëherë të gjitha femrat duhet të kenë një folikul preovulaor në ditën 12-13 të ciklit. Kjo nuk është e vërtetë! Jo të gjitha femrat ovulojnë në ditën 14 pasi jo të gjitha femrat kanë një cikël menstrual të njëjtë. Disa femra e kanë ciklin cdo 26 ditë, cdo 28 ditë disa të tjera cdo 32 ditë etj etj. Kështu që nqs një femër e ka ciklin cd 32 ditë kuptohet që folikuli dominant nuk do të shikojmë në ditën 12, por kjo nuk e bën aspak atë cikël menstrual si cikël “jo fertil”. Për fat të keq ky fakt ende nuk kuptohet nga të gjithë …
  2. Moskryerja e ekos ashtu si duhet. Sigurisht që nqs ekografia kryhet nga barku (abdominale) është e vështirë të dallosh folikulin dominant apo endometriumin. Funksioni i vezoreve mund të vlerësohet vetëm përmes ekografisë transvaginale. Dhe shumë klinika për fat të keq nuk disponojnë ekografi vaginale …

 

Këto gabime shkaktojnë shkaktojnë vonesë në arritjen e shtatzanisë, pasi nuk arrijnë të identifikojnë ditën e ovulacionit. Ndjekja e folikulit është një nga strategjitë më të thjeshta, por shume e rëndësishme në arritjen e shtatzanisë. Pra nqs dëgjoni se nuk keni folikul, në radhë të parë nuk duhet të shqetësoheni. Nqs të tilla fjali ju i dëgjoni shpesh atëherë duhet të ndërroni klinikë pasi nuk ofron njohuritë e duhura ose aparaturat e duhura.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!