Po! Tashmë është provuar shkencërisht mundësia e transmetimit vertikal të virusit SARS-Cov-2 nga nëna shtatzanë e infektuar me COVID-19 tek fetusi. Nqs deri tani të gjitha raportimet evidentonin faktin se nuk ka asnjë provë për transmetimin vertikal (pra nga nëna shtatzanë tek fetusi) të këtij virusi dhe të shfaqjes së sëmundjes COVID-19 tek fetusi apo tek i porsalinduri, studiuesit francezë kanë provuar tashmë se infeksioni me COVID-19 mund të prekë edhe fetusin. Në rastin e studiuar nga ata dhe të publikuar në revistën Nature, provohet transmetimi i virusit SARS-Cov-2 nga një nënë shtatzanë e infektuar ME covid-19 gjatë Tremujorit III të shtatzanisë tek fetusi. Në rastin në fjalë është provuar prania e virusit SARS-Cov-2 në gjakun matern (viremia materne), kalimi i virusit SARS-Cov-2 në placentë dhe prekja e placentës (përmes analizave imunohistokimike dhe histopatologjike) dhe prania e virusit SARS-Cov-2 në gjakun e të porsalindurit (viremia neonatale). I porsalinduri ka shfaqur shenjat neurologjike të ngjajshme me ato që shikohen tek rastet e adultëve me COVID-19.
Një tjetër studim italian vë në dukje se mundësia që një nënë shtatzanë e infektuar me COVID-19 ka një probabilitet prej 5.7% që ta transmetojë këtë virus tek fetusi i saj.
Këto lajme venë në dukje nevojën akoma më të madhe për të respektuar masat e higjenës vetjake, distancimin social, mbajtjes së maskës, larjen e shpeshtë të duarve. Këto janë të vetmet mundësi që kemi deri në daljen e vaksinës!