Dhurimi i spermës

Dhurimi i spermës

Perse kryhet dhurimi i spermës?


Dhurimi i spermës është një nga format e trajtimit të infertilitetit mashkullor që rezervohet për rastet e meshkujve me azoospermi, por vetem kur trajtimet e ndryshme medikale apo kirurgjikale nuk kanë rezultuar me gjetjen e qelizave spermatozoide.

Dhurimi i spërmës është një alternativë e cila gjithnjë paraprihet nga një proçes informimi të ciftit infertile. Është pikërisht cifti që do të vendosë për të zgjedhur këtë trajtim apo jo.

Kriteret për dhuruesit e spermës


Dhuruesit e spermës zakonisht zgjidhen nga moshat 18 – 30 vjec. Ata duhet të jenë të shëndetshëm dhe nuk duhet të vuajnë nga ndonjë sëmundje serioze apo të kenë ndonjë sëmundje të trashëgueshme.

Për këtë qëllim, kandidatët u nënshtrohen kontrolleve mjeksore dhe analizave të posacmepërpara se të miratohen si dhurues të spermës.

Ku depozitohen dhe ruhen kampionet e spermës


Zakonisht janë bankat e spermës të cilat ofrojnë filtrimin e kandidatëve dhe ruajtjen e kampioneve të spermës. Këto kampione pasi katalogohen shpërndahen nëpër klinikat e fertilitetit sipas kërkesave të pacientëve. Dhuruesi mbetet anonim.

Në cilat teknika mund të përdoret sperma e dhuruar?


Ajo mund të përdoret në Inseminimin artificial me spermë të dhuruar ose në fertilizim in vitro me spermë të dhuruar.

error: Content is protected !!