Herpesi

Herpesi

Çfarë është?

Herpesi genital është një sëmundje infektive seksualisht e transmetueshme e shkakuar nga viruset herpes simplex tip I (HSV-1) dhe tip 2 (HSV-2). Shumica e infeksioneve herpetike genitale shkaktohen nga HSV-2. HSV-1 mundet edhe ai të shkaktojë herpes genital por më shpesh shkakton infeksione në zonën e gojës dhe buzëve (i ashtuquajturi herpes i temperaturës).

Shumë individë kanë shumë pak ose aspak simptoma. Kur infeksioni ndodh, shenjat më të zakonshme janë vezikulat (pulla, pucra) herpetike në zonën genital dhe atë rektale. Mund të shfaqet një ose më shumë vezikula herpetike. Këto vezikula shpërthejnë, duke lenë plagë të dhimbshme e cila mund të kërkojë deri edhe 4 javë që të shërohen. Mund të ketë edhe një shfaqje tjetër të vezikulave disa javë ose disa muaj pas shfaqjes së parë. Këto rishfaqje janë gjithnjë më të lehta se herën e parë.

Megjithëse infeksioni ka tendencën të qëndrojë në trupin tuaj, rishfaqjet janë gjithnjë e më të lehta dhe më të rralla.

Herpesi genital mund të përhapet edhe në momentin kur pacientja nuk ka ndonjë shenjë.

Sa i shpeshtë është infeksioni me herpes genital?

Herpesi genital është i zakonshëm. Kjo duket edhe nga fakti që në SHBA ai takohet në 45 milionë individë të moshave > 12 vjece. Afërsisht 25% e femrave infektohen me HSV-2 krahasuar me 12.5% tek meshkujt.

Si përhapet infeksioni me herpes genital?

Infeksioni me herpes genital përhapet me anë të kontaktit (seksual ose jo) genital – genital ose genital – oral me një person të infektuar me herpes.

Cilat janë shenjat e infeksionit me herpes genital?

Nqs ju keni bulëza herpetike atëherë nuk duhet të keni kontakt seksual me një individ të painefektuar. Edhe nqs nuk keni simptoma ju sërish nuk duhet të keni kontakt për sakohë jeni të infektuar.

Shenjat dhe simptomat e infeksionit me herpes genital ndryshojnë nga njëri individ në tjetrin. Disa persona as që janë në dijeni që janë të infektuar me herpes genital. Zakonisht, në episodin e parë, shenjat janë më të rënda dhe më të dhimbshme. Gjithashtu të rënda janë simptomat edhe tek personat e infektuar me herpes genital por që kanë system imunitar të dobësuar për arsye të ndryshme.

Shpërthimi i parë i shënjave të herpesit genital zakonisht ndodh brenda 2 javëve nga kontakti seksual me një person të infektuar dhe mund të zgjasin 2 deri në 3 javë.

Shenjat e hershme të infeksionit përfshijnë:

  • Djegie dhe kruarje në zonën genital dhe atë anale.
  • Shenjat të gripit (përfshi këtu edhe ethet).
  • Ënjtje të gjendrave limfatike.
  • Sekrecione vaginale të shtuara.
  • Dhimbje muskulare.

Brenda disa ditëve, shfaqen vezikulat në zonat ku virusi ka penetruar në trup (psh rreth gojës, penisit apo vaginës. Vezikulat mund të jenë si lytha të kuq të vegjël të cilat mund të shndërrohen në paketa të dhimbshme apo të çahen. Pas disa ditëve, vezikulat e cara formojnë kruste (kore) dhe shërohen duke mos lenë shenja (cikatrice).

Disa persona nuk shfaqin asnjë shenjë ose mund ti konsiderojnë vezikulat që shfaqen si pickime të insekteve të ndryshme apo si dicka alergjike. Pra, pa ditur ata mund të përhapin infeksionin tek partnerët e tyre.

A mund të rikthehet infeksioni me herpes?

Po! Infeksioni me herpes genital mund të kalojë dhe të rikthehet, por virusi qëndron në organizëm edhe pas zhdukjes së shenjave të infeksionit. Në shumicën e rasteve, virusi bëhet riaktivizohet hera herës duke dhënë shpërthime vezikulash. Disa individë kanë riaktivizime vetëm një herë apo dy herë të virusit ndërkohë që të tjerë mund të kenë deri edhe 4-5 riaktivizime brenda vitit. Me kalimin e kohës riaktivizimet bëhen më të rrala dhe më të dobëta në intensitet. Nuk dihen shkaqet të cilat riaktivizojnë virusin. Konstatohen riaktivizime pas virozave të ndryshme, pas stresit, lodhjes dhe ekspozimit në diell.

Si mund të diagnostikohet herpesi genital?

Fillimisht kërkohet një vizitë gjinekologjike me qëllim diskutimin e ankesave dhe ekzaminimin e vezikulave. Prej tyre mund të merret material sekrecionesh i cili mund të dërgohet në laborator për studim. Gjithashtu testimi i antitrupave (përmes një analize të thjeshtë gjaku) ndaj HSV-1 dhe HSV-2 ka vlerë të madhe në diagnozën e herpesit genital sidomos në rastet që nuk shfaqin simptoma.

Si mjekohet herpesi genital?

Herpesi genital nuk mund të kurohet: virusi do të qëndrojë gjithnjë në trupin tuaj nqs ju infektoheni. Medikamentet antivirale si acyclovir, valacyclovir apo famcyclovir shkurtojnë periudhën e shpërthimit të vezikulave dhe e bëjnë ato më pak të dhimbshme, ose edhe mund të parandalojnë shfaqjen e tyre. Valtrex (valacyclovir) mund edhe të reduktojë rrezikun e kalimit të infeksionit tek dikush tjetër. Marrja e këtyre medikamenteve duhet të drejtohet nga receta e mjekut.

Gjatë shpërthimeve, ka disa masa të cilat mund të reduktojnë përhapjen e vezikulave drejt zonave të tjera:

  • Mbajtja pastër dhe thatë e zonave të infektuara
  • Mos prekja e tyre.
  • Larja e duarve pas kontaktit me këto zona.
  • Evitimi i kontaktit seksual gjatë kohësh që jeni apo dyshoni se jeni të infektuar.

A mund të krijojë problem për shtatzaninë infeksioni me herpes genital?

Po! Nqs nëna infektohet për herë të parë gjatë tremujorit III të shtatzanisë, atëherë është shumë e mundur që bebi gjatë lindjes vaginale të infektohet me herpes për shkak se prek zonat e infektuara. Nqs kemi të bëjmë vetëm me një riaktivizim, rreziku për kalim të infeksionit tek bebi është shumë më i vogël.

Për të minimizuar këtë rrezik, mjeku obstetër-gjinekolog mund të detyrohet të rekomandojë lindjen me operacion cezarian.

Ndër komplikacionet që mund të japë infeksioni i fetusit (bebit) me herpes genital përmendim:

  • Lindje premature.
  • Dëmtime në tru.
  • Rash të gjeneralizuar.
  • Probleme në sy.

Për fat të mirë, shumica e bebave të lindur nga nëna të infektuara me herpes genital janë normal dhe pa asnjë pasojë. Gjithashtu medikamentet e përmendura më sipër, mund të jenë shumë efikase tek bebat e sapolindur nqs përdoren menjëherë. Shumica këtyre medikamenteve janë të sigurta dhe mund të përdoren pa frikë gjatë shtatzanisë.

A mund të ushqehet bebi me gji në rast se nëna është e infektuar me herpes genital?

Për sa kohë që vezikulat janë të mbuluara dhe nuk kanë kontakt me bebin, ushqimi me gji lejohet. Nqs lëkura e bebit bie në kontakt me duart e palara apo me zona të infektuara të nënës atëherë kjo mund të jetë e rrezikshme për të sapolindurin.

Nqs shenjat shfaqen edhe në gji (shembull vezikulat) atëherë ushqimi me gji duhet të ndërpritet. Në këto raste, qumështi duhet të merret nga gjiri përmes pompave të ndryshme dhe ti jepet bebit me anë të biberonit. Në rast se edhe pompat prekin zonat e infektuara atëherë edhe ajo pompë duhet të hidhet dhe të përdoret një e re.

A mund të shkaktojë problem të tjera herpesi genital?

Infeksionet me herpes genital zakonisht nuk shkaktojnë problem serioze në adultët. Vetëm tek personat me imunitet të kompromentuar ato mund të shkaktojnë lezione (vezikula) afatgjata dhe më serioze. Infeksioni me herpes genital favorizon edhe përhapjen e HIV-it.

error: Content is protected !!