Anatomia e femrës

Anatomia e femrës

CILAT JANË ORGANET E JASHTME SEKSUALE TEK FEMRA?

Vulva: Vulva përfshin të gjitha organet genitale eksterne (të jashtme) të femrës:

  • Labiet e mëdha / majora (ose eksterne / të jashtme).
  • Gjendrat e Bartolinit. Këto gjendra prodhojnë likidin që shërben për lubrifikimin e vaginës gjatë aktit seksual. Lokalizohen në të dy anët e hyrjes vaginale.
  • Labiet e vogla / minora (ose interne / të brendshme).
  • Klitori.
  • Uretra. Organ tubular që lejon zbrazjen e vezikës urinare gjatë urinimit.
  • Gjendrat Skene. Lokalizohen në të dy anët e uretrës dhe prodhojnë likid që shërben për lubrifikimin e vaginës gjatë aktit seksual.
  • Hapja e vaginës.
  • Himeni. Membranë mukozale që lokalizohet në hyrje të vaginës. Mund të ketë forma të ndryshme.

CILAT JANË ORGANET E BRENDSHME SEKSUALE TEK FEMRA?

Vagina: organ cilindrik që ka si funksion:

  • Nxjerrjen jashtë trupit të femrës të gjakut menstrual të prodhuar nga mitra.
  • Kontaktin seksual.
  • Të lejojë kalimin e fetusit gjatë lindjes natyrale; nga mitra jashtë trupit të shtatzanës.

Qafa e mitrës (kolum / cerviks): Ka formën e një cilindri të hollë dhe që përbën pjesën fundore të mitrës. Qafa e mitrës lidh trupin e mitrës me vaginën. Funskionet e qafës së mitrës:

  • Lejon gjakun menstrual të kalojë nga mitra në vaginë.
  • Gjatë kontaktit seksual në ditët fertile lejon kalimin e spermatozoideve në brendësi të mitrës.
  • Gjatë lindjes vaginale, është dilatacioni (zgjerimi) i qafës së mitrës i cili bën të mundur zhvillimin e aktivitetit normal të lindjes.

Mitra (uterus): Është një organ muskular në formën e dardhës. Funksionet e saj janë:

  • Të prodhojë menstruacionet.
  • Të mbajë shtatzaninë për 9 muaj

Tubat e Fallopit: Janë dy struktura tubulare që janë vazhdim direkt i mitrës nga këndet e saj. Hapen në afërsi të vezoreve. Është pikërisht në mesin e tubave ku ndodh takimi i vezës me spermatozoidin dhe formimi i embrionit. Që aty embrioni zhvendoset për në mitër.

Fimbriet: Janë një dyzinë tentakulash të cilat lokalizohen në fund të tubave dhe që kanë për qëllim të transportojnë vezën që cel nga vezorja në brendësi të tubit.

Vezoret (ovaret): Janë organe çift të sistemit riprodhues të femrës. Ato lokalizohen në pelvis (fundi i barkut), secili në anë të uterusit (mitrës). Uterusi është organi kryesor i sistemit riprodhues të femrës, pasi aty bebi rritet për 9 muaj. Uterusi ka formën e një dardhe. Çdo vezore ka madhësinë e një bajameje apo një ulliri. Vezoret prodhojnë vezët (ovocitet) dhe hormonet seksuale femërore. Hormonet janë përbërës kimikë që kontrollojnë mënyrën se si një organ duhet të funksionojë.

Çdo muaj, gjatë një cikli menstrual, në brendësi të vezores ekziston një vezë e cila në një moment të caktuar dallohet nga të tjerat; ajo fillon të rritet dhe zhvillohet në brendësi të një sakusi (dhomëze) të quajtur folikul. Kur veza maturohet (piqet) folikuli rupturohet (cahet) duke e lëshuar vezën jashtë vezores dhe në drejtim të hapjes së tubave të fallopit. Çelja e vezës quhet ovulacion. Veza (ovociti) përfshihet nga fimbriet tubare të cilat e drejtojnë atë në brendësi të tubit. Që nga ky moment 2 janë alternativate mundshme (në varësi të fertilizimit):

  • Në rastet kur ndodh fertilizimiËshtë pikërisht në brendësi të tubit ku veza takohet me spermatozoidin e pasi ky i fundit ka kaluar vaginën, qafën e mitrës, mitrën dhe ka hyrë në anën tjetër të tubit. Bashkimi i vezës me spermatozoidin quhet fertilizim (koncepsion, ngjizje). Veza e fertilizuar (embrioni) fillon të zhvendoset duke u drejtuar drejt mitrës në të cilën hyn në ditën 3-4 të jetës dhe implantohet (hedh rrënjë) në ditët 8-9 të jetës.
  • Në rastet kur fertilizimi nuk ndodh, veza (ovoociti) pasi përshkon e vetme tubin dhe hyn në mitër, dezintegrohet dhe eliminohet me menstruacionet e ardhshme

Sakusi (folikuli) i boshatisur shndërrohet në korpus luteum (corpus luteum) i cili përmban hormone të cilat të nevojshme për menstruacionet e ardhshme dhe për rjedhojë për një tjetër cikël menstrual dhe për zhvillimin e një tjetër veze.

Vezoret janë burimi më i madh i estrogjenëve (hormone femërore) dhe i progesteronit. Këto hormone ndikojnë në:

  • Mënyrën se si rritet dhe ndryshon gjoksi
  • Formën e trupit
  • Ciklin menstrual
  • Shtatzani
error: Content is protected !!