Konsulta GjinekologjikeVizita Gjinekologjike

Konsulta gjinekologjike përbëhet nga 3 komponentë shumë të rëndësishëm:

  1. Diskutimi i ankesave (dhimbje / crregullime tcilklit menstrual/ hemorragji / sekrecione jo normale / infertilitet) dhe historisë personale gjinekologjike me mjekun gjinekolog.
  2. Ekzaminimi me spekulum(ajo që në zhargonin e përditshëm quhet vizitë gjinekologjike). Gjatë kësaj etape do të vlerësohet gjendja e vaginës dhe e qafës së mitrës.
    • Nqs do të jetë e nevojshme mund të kërkohet nga mjeku gjinekolog që të merren mostra nga sekrecionet e vaginës apo të qafës së mitrës të cilat pasi ekzaminohen në laborator do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë natyrën e infeksioneve të ndryshme vaginale.
    • Mund të rekomandohet nga ana e mjekut gjinekolog edhe kryerja e Pap-Test nqs nuk është kryer prej më tepër se 12 muajve.
  3. Ekografia gjinekologjike
    • Rekomandohet që ekografia të jetë transvaginale, pasi kjo lloj ekografie jep shumë më tepër informacion mbi shëndetin e organeve gjenitale të brendshme (mitër dhe vezore).
    • Ekografia abdominale për shkak të informacioneve shumë të pakta që jep, nuk preferohet nga gjinekologët. Ajo rezervohet vetëm në raste të rralla (femrat që nuk kanë filluar ende jetën seksuale).

Shpeshtësia e konsultave gjinekologjike është e ndryshme. Në mënyrë rutinë, një femër rekomandohet të kryejë konsulta gjinekologjike cdo 12 muaj. Në rast të sëmundjeve të ndryshme gjinekologjike, ky kontroll mund të jetë më i shpeshtë.

Categories : Analiza & Egzaminime
error: Content is protected !!