LINDJET REKORD

LINDJET REKORD

56 vjeç

Lind një vajzë

13 Maj 2013, një nënë shqiptare (N. K) ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 56-vjeçare. N.K përbën edhe rekordin e moshës në të cilën një femër shqiptare sjell në jetë një bebe. Pas disa tentativash për të pasur një fëmijë, N.K dhe bashkëshorti i saj kanë arritur të kenë fëmijën e tyre pas një cikli Fertilizimi In Vitro të realizuar në Spitalin Amerikan nr 2. Lindja është kryer përmes operacionit çezarian duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme me peshë 2800 gr.

52 vjeç

Lind dy djem!

18 Maj 2013. Zonja R. F në moshën 52 vjeçare solli në jetë dy beba të seksit mashkull me peshë 2780 gr dhe 2480 gr. Edhe kjo shtatzani u bë e mundur përmes Fertilizimit In Vitro të realizuar me sukses në Spitalin Amerikan nr 2. Shtatzania zgjati 37 javë, ndërkohë që lindja u krye me anë të operacionit çezarian nën anestezi epidurale. Kjo lindje përbën rekordin e moshës së nënës në Shqipëri në lindje në rastin e lindjeve me binjakë.

error: Content is protected !!