Polipet Endometriale

Polipet Endometriale

Polipet endometriale janë zmadhime (rritje, në formën e bizeleve, kokrrave etj) me origjinë nga muri i brendshëm i mitrës me zhvillim në kavitetin e saj. Rritja anormale e qelizave që veshin kavitetin e brendhshëm të mitrës çojnë në formimin e polipeve. Zakonisht janë beninje (jo-kanceroze), megjithatë mund të ndodhë të jenë kanceroze apo të kthehen në të tilla (polipet prekanceroze). Përmasat variojnë nga disa milimetra në disa centimetra. Mund të jenë të lidhur me një bazë të gjerë ose të jenë me një kërcell (pedunkul, këmbëz) të hollë. Mund të jenë një i vetëm ose disa. Ato mund të rrinë në kav itetin e brendshëm të mitrës ose mund të dalin në qafen e mitrës apo deri në vaginë. Më shpesh hasen në gratë në periudhën e peri dhe menopauzës dhe më rrallë në gratë me të reja.

Çfarë shkaktojnë polipet e mitrës?

  • Çrregullime të menstruacioneve drejt shtimit në: Sasi / Frekuencë / Kohëzgjatje.
  • Hemoragji midis menstruacioneve (spoting).
  • Hemoragji vaginale ne menopauze.
  • Infertilitet
  • Abort spontan
  • Dështime në Fertilizim In Vitro

Përse formohen polipet?

Shkaku i vërtetë i formimit të polipeve nuk njihet, por duket se janë faktorët hormonalë ato që ndikojnë më shumë. Polipet uterine janë estrogjen-sensitive, dmth ato i pergjigjen efektit të estrogjnenit në të njëjtën mënyrë si endometri (veshja e brendshme e mitrës); pra duke u rritur nën efektin e tij.

Si diagnostikohen polipet?

Polipet endometriale mund të diagnostikohen përmes ekografsë transvaginale, histerosonografisë ose përmes histeoskopisë.

Si trajtohen?

  • Çdo polip duhet të hiqet!
  • Trajtimi modern është histeroskopia. Përmes saj kryhet heqja e polipit në mënyrë të plotë dhe nën drejtimin e kamerës.
  • Kyretazhi uterin (pastrimi / abrazio): Nëpërmjet kyretës (instrument i hollë, i gjatë, metalik) që gërryen sipërfaqen e brendshme të mitrës dhe heq polipin. Megjithatë kyretazhi është teknikë e verbër dhe në mjaft raste mund të humbë polipin.

 

Në cdo rast, çdo polip i hequr, pavarësisht teknikës, duhet të dërgohet për biopsi për të pikasur rastet me kancer apo gjendje parakanceroze (hiperplazi) të endometrit.

error: Content is protected !!