Serklazhi

Serklazhi

Çfarë është cerklazhi cervikal?


Serklazhi cervikal quhet ndryshe edhe sutura (qepja) e qafës së mitrës (cerviksit). Është një procedurë kirurgjikale e cila ka për qëllim të trajtoojë inkompetencën cervikale. Kjo suturë mund të hiqet në javën e 37-të të shtatzanisë.

Kur kryhet serklazhi?


Zakonisht kjo procedurë kryhet në intervalin nga java 14 në javën 20 të shtatzanisë dhe nen anesetezi gjenerale. Cerklazhi mund të jetë:

  • Serklazh profilaktik – kur kryhet në një cerviks të pa modifikuar ende (ende të mbylllur dhe të gjatë). Ky lloj serklazhi kryhet në femrat që:
    • në të kaluarën kanë patur humbje shtatzanie në tremujorin II dhe / ose lindje para kohe,
    • kanë kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale në qafën e mitrës
    • në femrat në të cilën në situate të ndryshme jashtë shtatzanisë, konstatohet një cerviks i dilatuar.
  • Serklazh urgjence – kur kryhet në kushtet e një cerviksi tashmë të modifikuar (të shkurtuar dhe të hapur, por jot ë hapur më shumë se 2-3 cm dhe pa kontraksione uterine. Ky lloj serklazhi është më pak efikas.

Heqja e serklazhit


Heqja e serklazhit kryhet rreth javës së 37-të.

Komplikacionet e mundshme të serklazhit


Për fat të keq serklazhi jo gjithnjë e parandalon abortin apo lindjen para kohe. Përvec kësaj, në raste të rralla serklazhi mund të shkaktojë hemorragji vaginale, temperaturë, dëmtim para kohe të membranave, infeksione si koriomaniotit, abort apo edhe lindje parakohe(situate për të cilat ai edhe indikohet).