Suporti i fazës lutealeMedikamentet që merren pas aspirimit të ovociteve

Suporti i fazës luteale

Pas aspirimit të ovociteve dhe transfertës së embrioneve ndodh një defekt i fazës luteale për shkak të insuficiencës së korpusit luteal. Kjo do të thotë se kemi një prodhim më të pakët të progesteronit, duke rrezikuar kështu implantimin. Është kjo arsyeja që në një cikël IVF, pas aspirimit të ovociteve dhe pas transfertës së embrioneve mjeku rekomandon marrjen e medikamenteve që përmbajnë progesteron me qëllim përmirësimin e procesit të implantimit të embrioni. Kjo terapi pas aspirimit të ovociteve dhe pas transfertës së embrioneve quhet ndryshe edhe suport i fazës luteale.

Çfarë përfshin suporti i fazës luteale?


Ky suport përfshin dhënien e progesteronit dhe estrogjenëve. Në raste të veçanta mund të shtohet në suportin e fazës luteale edhe medikamente të tjera si aspirine 100 mg, prednisolone, metformin, clexane, euthyrox …

Sa zgjat suporti i fazës luteale?


Suporti i fazës luteale zgjat 14 ditë; deri në kryerjen e testit të shtatzanisë.

error: Content is protected !!