Timed Intercourse

Timed Intercourse

Cfarë është kontakti i programuar?


Kontakti seksual i programuar është kontakti seksual në momentin më fertil të femrës gjatë ciklit mujor menstrual. Quhet ndryshe edhe timed intercourse ose shkurt TIC.

Kur rekomandohet TIC?


TIC është një alternativë mjekimi për çiftet infertile në të cilët analizat bazike nuk kanë treguar ndonjë shkak të qartë infertiliteti. Zakonisht përdoret për çiftet e reja në moshë që kanë vetëm pak kohë që përpiqen për një shtatzani dhe për çiftet me infertilitet të pashpjegueshëm që duan një trajtim natyral, të thjeshtë përpara se tu drejtohen teknikave komplekse.

Cilat janë fazat e kontaktit të programuar?


  1. Stimulimi i rritjes së folikujve. Stimulimi i rritjes folikulare kryhet përmes medikamenteve të ndryshme në formë tabletash (Clomiphene citrate, Letrozole) ose në formë injeksionesh (gonadotropinat Gonal-F, Merional, Menopur, Menogon etj).
  2. Induksioni i ovulacionit (çelja e folikulit, ovulacioni).Kur dimensionet folikulare dhe ato endometriale arrijnë vlerat e duhura atëherë ovulacioni stimulohet përmes një injeksioni me gonadotropinë hCG. Ovulacioni do të ndodhë 32-40 orë pas këtij injeksioni. Ky injeksion jepet me recetëm e mjekut i cili programon orën e injeksionit dhe këshillon partnerët të kenë seksual në orën e duhur.

Si kryhet monitorizimi i rritjes folikulare?


Ky monitorizim kryhet përmes ekografive transvaginale cdo 3-4 ditë nga fillimi i stimulimit. Vetëm përmes kësaj ekografie është e mundur vlerësimi i folikujve dhe endometriumit. Për fat të keq, në shumë raste ky monitorizim kryhet përmes ekos abdominale. Ekografia abdominale nuk jep informacionin e duhur në këtë drejtim.

Sa zgjat programimi i kontaktit?


Kohëzgjatja varet nga faza  e stimulimit folikular. Në femra të ndryshme edhe rritja e folikulit ka kohëzgjatje të ndryshme. Zakonisht stimulimi i folikujve kërkon 8-14 ditë mjekim. Mjekimi fillon zakonisht në ditët 2,3,4 ose 5 të ciklit menstrual (ku dita 1 quhet dita e parë e ardhjes së menstruacioneve).

Sa janë shanset e suksesit?


Shanset e suksesit janë 15 – 20 %. Duke qenë se bëhet fjalë për peridha jo të gjata infertiliteti dhe për një teknikë shumë të thjeshtë dhe aspak të shtrenjtë, shanse të tilla nuk duhen neglizhuar.

Sa herë mund të përdoret TIC?


Shumica e shtatzanive do të ndodhin brenda 3 – 4 muajve te pare. Kjo do të thotë se pas 3 – 4 programimeve kontakti të cilat kanë rezultuar pa sukses, kjo teknikë nuk duhet të vazhdohet më.

error: Content is protected !!