Fertilizimi In Vitro me vezë të dhuruaraInfo për pacientet (recipientet)

Fertilizimi In Vitro me vezë të dhuruara

Është më se normale për të gjitha çiftet që i nënshtrohen Fertilizimit In Vitro me vezë të dhuruara të kenë paqartësi ose mungesë informacioni lidhur me këtë proçes. Më poshtë janë pyetjet më të shpeshta që mund të kenë pacientet që i nënshtrohen IVF me vezë të dhuruara. Duhet theksuar se të gjitha këto informacione më poshtë nuk mund të zëvendësojnë konsultën direkte.

Sa janë shanset e suksesit në një cikël IVF me vezë të dhuruara?

Shanset për sukses në Fertilizimin In Vitro me vezë të dhuruara janë 60-70 %. Kjo shifër e lartë i detyrohet faktit se zakonisht dhurueset janë të moshave të reja. Megjithatë, shanset për sukses janë të ndryshme për pacientë të ndryshëm. Ato mund të llogariten me përafërsi vetëm pas përfundimit të konsultës dhe vlerësimit të analizave dhe ekzaminimeve të kërkuara nga mjeku specialist.

Si përzgjidhen dhurueset e vezëve?

Zakonisht femrat që dhurojnë vezët janë femra në moshë të re. Përpara procesit të dhurimit ato i nënshtrohen analizave dhe kontrolleve mjeksore.

Çfarë përfshihet në çmimin e një cikli IVF me vezë të dhuruara?

Në këtë shifer përfshihen:

  • Analizat për dhuruesen e vezëve,
  • Medikamentet për stimulimin ovarian (stimulimin e vezoreve) të dhurueses,
  • Aspirimi i vociteve (vezëve) nga dhuruesja,
  • Përgatitja e mitrës së pacientes marrëse (recipiente).
  • Fertilizimi i vezëve me spermën e bashkëshortit të pacientes marrëse (recipiente).
  • Monitorizimi i zhvillimit të embrioneve në laborator.
  • Transferta e embrioneve në mitrën e pacientes (recipientes).

Çfarë është konsulta e parë?

Çdo gjë fillon me konsultën e parë e cila mund të bëhet në klinikë ose online duke plotësuar formularin e historisë mjeksore që klinika ju dërgon. Kjo konsultë ka për qëllim njohjen e historisë tuaj mjeksore si çift në mënyrë që të përcaktohet sa më mirë trajtimi i duhur si edhe zgjedhja e donatores.

Sa zgjat një cikël IVF me vezë të dhuruara?

Pasi është zgjedhur donatorja, mund të filloje përgatitja e pacientes (recipiente / marrëse). Nqs pacientja ka cikël menstrual atëherë kohëzgjatja e gjithë trajtimit nuk zgjat më shumë se 3 javë.

Kur fillon një cikël trajtimi?

Zakonisht një cikel IVF me  vezë të dhuruara nis në ditët e para të ciklit menstrual. Zakonisht dita 2 ose 3 e ciklit.

Sa zgjat përgatitja e mitrës së pacientes?

Kjo varet nga protokolli (strategjia e stimulimit) e zgjedhur sipas rastit. Zakonisht intervali i stimulimit zgjat nga 10 në 16 ditë. Në raste të rralla mund të zgjasë edhe më shumë.

Çfarë medikamentesh përdoren për përgatitjen e mitrës?

Medikamenti kryesor është estrogjeni në formën e tabletave Progynova ose Estrofem. Ky medikamet do të përshkruhet nga mjeku specialist.

Si kontrollohet përgatitja e mitrës?

Kontrolli ekografik është ai që përcakton përgatitjen e mitrës, duke matur trashësinë e shtresës së endometriumit. Pas 10 – 16 ditëve mjekim kjo trashësi duhet të jetë > 6 mm.

Ku mund të bëhet kontrolli ekografik?

Ky kontroll mund të bëhet në klinikë duke marrë orar paraprakisht.

Nqs ju nuk jetoni në Shqipëri atëherë mund të kryhet në vendin ku ju jetoni, mjafton që të dërgoni rezultatin e ekos tek ne.

A është e nevojshme të jem në Shqipëri për të gjithë kohëzgjatjen e trajtimit?

Jo detyrimisht. Përgatitja e mitrës mund të behet edhe në vendin ku ju jetoni. Mjafton që të mbani kontaktet me klinikën në mënyrë që tju drejtojme si duhet.

A përfshihen edhe ilacet e përgatitjes së mitrës në një cikël IVF me vezë të dhuruara?

Jo! Ilaçet për stimulim të vezoreve nuk përfshihen në çmim.

A përfshihen edhe analizat & ekzaminimet fillestare në çmimin e një cikli IVF?

Jo!

Analizat & ekzaminimet fillestare përpara nisjes së një IVF nuk përfshihen në çmim.

Cilat janë efektet anësorë të ilaçeve gjatë trajtimit?

Këto efekte variojnë në varësi të pacientes.

Zakonisht ato mund të përfshijnë nauze ose tendosje të gjirit.

Cila quhet dita e parë e ciklit menstrual?

Zakonisht dita 1 e ciklit menstrual quhet dita kur menstruacionet kanë fluksin e plotë dhe jo kur fillon spoting-u (njollat). Nqs cikli vjen pas orës 12:00 atëherë dita 1 do të quhet dita e të nesërmes.

Kur duhet të paraqitem për të filluar një cikël IVF me vezë të dhuruara?

Ju duhet të paraqiteni në ditën 1, 2 ose 3 të ciklit menstrual.

Nqs nuk gjendeni në Shqipëri atëherë duhet të njoftoni me mail, telefon ose whats app.

Sa herë duhet të paraqitem në spital?

Kjo ndryshon nga rasti në rast. Zakonisht është e nevojshme të paraqiteni në spital 4 – 6 herë.

Po bashkëshorti / partneri kur duhet të jetë i pranishëm?

Është mirë që partneri juaj tju shoqërojë gjatë gjithë ciklit të trajtimit IVF. Megjithatë në disa raste, për shkak edhe të punës disa meshkuj e kanë të vështirë të çdo ditë. Ne i mirëkuptojmë këto raste dhe i këshillojmë që në rast pamundësie të vijnë të paktën 1 ditë në fillim për të depozituar spermën, të cilën do ta ruajmë në kushte laboratorike për ta përdorur kur vezët e partneres të jenë gati.

A mund të bëj aktivitet sportiv gjatë një cikli IVF?

Shumica e mjëkëve nuk kanë asnjë kundërshtim me aktivitetet e lehta.

A lejohet udhëtimi gjatë trajtimit?

Po! Por ju duhet të jeni në komunikim me ekipin mjeksor për çdo rekomandim apo ndryshim strategjie apo doze gjatë ditëve të mjekimit. Asnjëherë ecuria e trajtimit nuk mund të parashikohet që në fillim.

A lejohet kontakti seksual gjatë një cikli IVF?

Pas ditës 10-12 të trajtimit dhe deri 2 javë pas transfertës së embrioneve kontakti seksual nuk rekomandohet. Në rast se est ii shtatzanisë rezulton pozitiv, atëherë kontakti seksual nuk përbën problem.

A ka dhimbje transferta e embrioneve?

Jo! Është një procedurë nuk ka dhimbje.

Kur mund të udhëtoj pas transfertës së embrioneve?

Ju mund të udhëtoni me makinë, autobus ose edhe me avion 1 ditë pas transfertës së embrioneve.

Kur mund të mësoj në se jam shtatzanë apo jo?

Zakonisht e rekomandojmë kryerjen e analizës së ß-hCG, 12-14 ditë pas transfertës së embrioneve. Ky test duhet të përsëritet sërish pas 48 orësh.

Në rast se testi del pozitiv, kur duhet të kryehet ekografia?

Zakonisht ekografia programohet 4 javë pas testit të parë pozitiv.

Deri në cilën javë të shtatzanisë vazhdojnë mjekimet?

Zakonisht ilacet vijnë duke u reduktuar pas javës së 8-të dhe vazhdojnë deri në javën 12 të shtatzanisë. Për këtë mund të pyesni një nga infermieret e ekipit.

error: Content is protected !!