Çfarë është?
Bakterioza vaginale është një infeksion vaginal, gjatë të cilit një nga bakteriet që përbën florën vaginale normale rritet në mënyrë të pakontrolluar duke zënë vendin e bacilit Duoderlein (bakter saprofit, pra “i mirë”) në ekosistemin vaginal.
Cilat janë shenjat e këtij infeksioni?
Shenja më karakteristike është sekrecioni vaginal anormal, me ngjyrë të verdhë-jeshile dhe me aromë të ngjajshme me atë të peshkut. Një tjetër karakteristikë e infeksionit me gardnerela është mungesa e pruritit vaginal.
Si mjekohet Gardnerela (bakterioza vaginale)?
Mjekimi më i zgjedhur është ai me antibiotikë: klindamicinë (më i shtrenjtë) ose metronidazol (më i lirë).
A duhet të mjekohet edhe partneri?
Megjithëse bakterioza vaginale nuk konsiderohet si SST (sëmundje seksualisht e transmetueshme, është e nevojshme trajtimi i partnerit. Gardnerela mund të transmetohet edhe gjatë kontaktit seksual. Likidi seminal duke ulur ph e vaginës krijon kushte të favorshme për zhvillimin e gardnerelës. Gjatë kohës që zgjat mjekimi raportet seksuale duhet të jenë të mbrojtura me prezervativë.
Çfarë komplikacionesh mund të japë bakterioza vaginale?
Një pjesë e studimeve raportojnë një rritje të rrezikut për lindje para kohe tek shtatzanat që kanë infeksion me gardnerela gjatë shtatzanisë. Megjithatë ky përfundim nuk pranohet nga të gjithë studiuesit.