Çfarë është infertiliteti?

Çfarë është infertiliteti?

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia e një cifti për të arritur një shtatzani pas 12 muajve të kontakteve seksuale të pambrojtura. Infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues që çrregullon funksionin më bazik të njeriut: riprodhimin.

Koncepsioni (ngjizja, fertilizimi) është një process i komplikuar që varet nga shumë faktorë: në prodhimin e një spermatozoidi të shëndetshëm nga mashkulli dhe një ovociti (veze) të shëndetshëm nga femra; tubat e fallopit të jenë permeabël duke lejuar takimin e spermatozoidit me ovocitin; aftësia e spermatozoidit për të fertilizuar ovocitin pas takimit me të; aftësia e ovocitit të fertilizuar (embrionit) për tu implantuar në uterusin (mitrën) e femrës dhe së fundmi një embrion me cilësi të mirë.

Nga ana tjetër, që shtatzania të shkojë deri në term (9 muaj), embrioni duhet të jetë i shëndetshëm, mitra të mos jetë e prekur nga anomali të lindura apo të fituara (miomat psh) dhe femra shtatzanë të ketë një ekulibër hormonal sa më normal. Kur një nga këta faktorë është defektoz atëherë kemi infertilitet.

error: Content is protected !!