Epiziotomia

Epiziotomia

Çfarë është?


Epiziotomia është një teknikë kirurgjikale e cila seksionon preineumin (zona midis vaginës dhe anusit). Ajo kryhet nga mjeku gjinekolog në momentin përpara se bebi të lindë. Teknika kryhet me anë të gërshërëve të epiziotomisë. Teknika paraprihet gjithnjë nga përdorimi i anestezisë lokale me lidokainë. Në rast se është instaluar anestezia epidurale që në fillim të lindjes, anestezia locale mund të mos jetë e nevojshme.

Nevoja për epiziotomi …


Historikisht, epiziotomia ka qenë konsideruar nga mjekët obstetër-gjinekologë si pjesë rutinë e lindjes vaginale. Në ditët e sotme kjo konsideratë ka ndryshuar. Epiziotomia kryhet vetëm në rastet kur mjeku e gjykon të arsyeshme. Këto raste janë:

  • Vuajtja fetale
  • Aplikimi i forcepsit apo ventuzës (vakuumit)
  • Distocia e shpatullave

A mund të evitohet epiziotomia?


Në rast se nevojitet, ajo nuk duhet të refuzohet pasi refuzimi mund të sjellë pasoja të padëshiruara. Në momentin e daljes së bebit, ju duhet të ndiqni këshillat e mjekut dhe mamisë të cilat kanë për qëllim drejtimin e efortit tuaj në mënyrë të tillë që perineumi të tendoset në mënyrë graduale. Në këtë mënyrë do të ulet rreziku për dëmtime (carje) të rrugëve të lindjes dhe po ashtu edhe nevoja për epiziotomi.

Shërimi i epiziotomisë dhe i dëmtive perineale


Perineumi është ndërtuar në mënyrë të tillë që ti përshtatet tendosjeve dhe dëmtive (carjeve). Kjo do të thotë se shërohet relativisht shpejt. Me daljen e placentës, personeli mjeksor do të kryejë kontrollin e kanalit të lindjes (qafën e mitrës, vaginën dhe vulvën). Nqs do të nevojiten sutura (qepje) për carjet spontane apo për epiziotominë, suturat e zgjedhura do të jenë të absorbueshme.

Këto fije (sutura) mund të absorbohen brenda 3-6 javëve.

Në ditët e para pas lindjes, mund të konstatohet një dhimbje apo edemë e lehtë në vendin e suturave. Dhimbja dhe diskonforti, në shumicën e rasteve, zhduket pas javës së parë. Në raste të vecanta diskonforti mund të zgjasë edhe më tepër. Për të lehtësuar dhimbjen apo diskonfortin e plagës së epiziotomisë mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

  • Apikimi I pakove me akull mbi plagë
  • Ushtrime të dyshemesë pelvike të cilat do të rrisin furnizimin me gjak të zonës
  • Banjo me ujë të ngrohtë, të cilat ulin dhe rrezikun për infeksion
  • Ushtrime të lehta si psh ecja e cila përmirëson furnizimin e zonës me gjak duke përshpejtuar kështu shërimin.

Nqs dhimbja dhe diskonmforti vazhdojnë apo edhe përkeqësohen, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj. Shenjat e përkeqësimit të plagës së epiziotomisë janë skuqja, enjtja (fryrja), dhimbja konstante dhe sekrecionet e shtuara dhe me aromë jot ë mirë nga plaga.

Kontakti seksual pas epiziotomisë


Perineumi do të shërohet plotësisht pas 6 javësh. Kështu që pas këtij intervali do të ishte e këshillueshme të rifillonin marrëdhëniet seksuale.

Fillimisht kontaktet e para seksuale pas epiziotomisë mund të shoqërohen me dhimbje në nivelin e plagës, discomfort apo edhe me ndjesinë e të qenit më e ngushtë se më parë. Megjithatë këto ndjesi janë kalimtare.

error: Content is protected !!