Çfarë është?
Hepatiti B është një virus i cili ka afinitet për qelizat e mëlçisë (heparit … prandaj quhet edhe hepatitit). Në 90% të rasteve, infeksioni me hepatit B do të persistojë gjatë gjithë jetës. Kjo mund të shkaktojë dëmtime të mëlcisë (hepatolizë, cirrozë deri edhe kancer të mëlcisë).
Si përhapet infeksioni me hepatitis B?
Rrugët e përhapjes janë:
- Kontakti seksual i pambrojtur
- Kontakti me instrumenta apo vegla mjeksore të përdorura tek një individ me hepatitit B dhe të pa sterilizuara si duhet.
- Hepatiti B mund të transmetohet nga nëna (nqs kjo është e infektuar) tek fetusi gjatë lindjes.
Cfarë shenjash jep infeksioni me hepatit B?
Në një pjesë të rasteve infeksioni me hepatitis B nuk jep asnjë shenjë apo simptomë. Në një pjesë të rasteve aim und të shkaktojë:
- Nauze, të përziera dhe diarre.
- ikter (zverdhje) të skerave dhe të lëkurës.
Si mund të zbulohet?
Infeksioni me hepatit B konfirmohet pas analizave të gjakut që cdo femër shtatzanë duhet të kryejë gjatë tremujorit I dhe III të shtatzanisë.
Si mund të mbrohet i porsalinduri nga infeksioni në rast se nëna është e infektuar ose mbartëse e hepatitit B?
Kjo është e mundur duke kryer vaksinën e hepatitis B tek fëmija e cila përmban 3 doza:
- Doza e parë kryhet menjëherë pas lindjes.
- Doza e dytë kryhet 1-2 muaj pas lindjes
- Doza e tretë kryhet 6-24 muaj pas lindjes.