Mykoza vaginale është një lloj vaginiti (inflamacioni i vaginës) që shkaktohet nga një myk i quajtur kandida (candida). Kjo i jep edhe emrin kandidozë vaginale.
Ajo karakterizohet nga irritim i vaginës, kruarje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginën dhe hyrjen vulvare. Pothuaj 75% e femrave referojnë se kalojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës së tyre. Mykoza vaginale nuk konsiderohet si sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Shenjat mund te variojne nga te lehta ne me te shprehura duke perfshirë:
- Kruarje & irritim te vagines dhe te hyrjes vulvare.
- Ndjenje djegieje sidomos gjate urinimit dhe gjatë marrdhenieve seksuale.
- Skuqje & enjtje te vulvës.
- Dhimbje vaginale & tensionim te indeve përreth.
- Rrjedhje vaginale e trashë e bardhë dhe pa erë.
Komplikacionet
Komplikacionet shihen në rast:
- Të përkeqesimit të shenjava të mëparshme si: skuqje e fortë dhe e shtrirë, ënjtje e shprehur, kruaje që çon deri në gricje të mukozes (fisura) apo plagë sipërfaqësore.
- Kur gruaja është shtatzanë
- Nëse vuan nga diabeti i pakotrolluar
- Në rast rënie të imunitetit nga përdorimi i disa lloj medikamentesh (antibiotikë) apo infeksioni HIV.
Kush e shkakton?
Kandidoza është infeksion mykotik i shkaktuar nga candida, një mikroorganizëm i pranishëm normalisht në vagine, së bashku me bakterie të tjera. Në gjëndje normale vagina përmban një përzjerje të balancuar bakteriesh dhe candida. Laktobacili që jeton normalisht në vaginë pengon mbirritjen e mykyt (candidas) në vaginë. Nëse prishet balanca e këtyre organizmave në vaginë do të ketë rritje të mykyt. Shkaktarët më të shpeshtë të prishjes së këtij ekuilibri janë:
- Përdorimi i antibiotikëve (ulin sasinë e laktobacilit në vagine dhe prishin pH e saj)
- Shtatzania dhe çdo gjëndje që shoqërohet me shtim të sasisë së estrogjenit në organizëm
- Perdorimi i kontraceptiveve oralë ose zëvendësuesve hormonal.
- Diabeti i pakontrolluar.
- Sistemi imunitar i dëmtuar, nga përdorimi i kortizonikeve, infeksione të ndryshem sikur HIV.
- Cdo gjë që ndryshon tipin dhe sasinë e bakterieve që gjënden normalisht në vaginë sikur dushet vaginale të shpeshta, irritimi nga lubrifikues të ndryshëm.
- Aktiviteti seksual, edhe pse nuk konsiderohen seksualisht e transmetueshme, mund të shërbejë si rrugë hyrëse e kandidës.
Diagnoza
Diagnoza vendoset gjatë ekzaminimit pelvik, ku shihen ndryshimet e mukozës vulvare dhe vaginale, prania e sekrecioneve. Nëse Infeksioni është i përsëritur duhet të merret tampon vaginal për të bërë egzaminimin mikroskopik dhe kulturën e materialit të marrë.
Trajtimi
Është kompetencë e mjekut gjinekolog. Përfshin dhënien e medikamenteve (antimykotikë) në recetë dhe ndryshime në mënyrën e jetesës dhe në higjenën intime:
- Të shmangen dushet e shpeshta.
- Të vishen të brendshme të pambukta dhe të lirshëm, duke shmangur getat për përdorim të zgjatur gjatë ditës.
- Të nderrohen rrobat e lagura (kostumi i banjës, apo rrobat e stërvitjes).
- Të shmangen banjot e nxehëta dhe vaskat e nxehta.