Rreth Nesh

Rreth Nesh

Përshëndetje!
Kjo faqe ofron informacione të ndryshme mjeksore në lidhje me Obstetrikë-Gjinekologjinë.
Obstetrikë-Gjinekologjia është ajo disiplinë e mjeksisë që kujdeset për shëndetin e gruas.
Ajo studion shëndetin riprodhues, shtatzaninë, lindjen, lehoninë, laktacionin, kontracepsionin dhe gjinekologjinë.

Qëllimi i kësaj faqe është sigurimi i një informacioni bazë për pacientet dhe publikun në lidhje me aspektet normale, me sëmundjet e ndryshme që prekin shëndetin e femrës (infertilitetin, sëmundjet e shtatzanisë, miomat, tumoret, kistet, infeksionet gjenitale etj) por edhe me mundësitë për trajtim dhe menaxhim (medikamentoz apo edhe kirurgjikal) të këtyre sëmundjeve.

Informacioni bazohet në njohuritë e fituara nga specializimet dhe trajnimet e vazhdueshme që kam ndjekur jashtë Shqipërisë, por edhe në përvojën time klinike të fituar gjatë aktivitetit nëpër spitale të ndryshme në Shqipëri.

Me një interes të vecantë në këtë faqe do të trajtohen infertiliteti dhe Fertilizimi in Vitro, teknikat moderne të diagnozës ekografike (ekografia 3D / 4D), monitorizimi i shtatzanisë, anomalitë fetale dhe teknikat minim-invazive të kirurgjisë gjinekologjike (Laparoskopia dhe Histeroskopia).

Motoja ime është: Trajtimi i pacientes fillon me informimim i plotë i saj.

error: Content is protected !!