Sifilizi

Sifilizi

Cfarë është? 


Sifilizi është një sëmundje seksualisht e transmetueshme e cila shkaktohet nga një mikrob (bakter) i quajtur Treponema pallidum.

Cilat janë shenjat dhe simptomat (shqetësimet) që jep sifilizi?


Shumë prej të infektuarve me sifiliz nuk shfaqin asnjë simptomë prej vitesh. Gjatë kësaj kohe ata mund të jenë në rrezik për komplikacione të mëvonshme nqs nuk trajtohen.

Përhapja ndodh nga personat që kanë lezione active dhe që janë në stadin primar dhe atë sekondar. Shumë prej këtyre lezioneve nuk arrijnë të dallohen ose neglizhohen. Për këtë arsye shumë transmetime ndodhin nga persona të cilët nuk e dinë që janë të infektuar.

  • Stadi I:Në këtë stad dallojmë një ose disa lezione të quajtura shankre (chancre), që janë të fiksuara, rrethore, të vogla dhe të pa dhimbshme. Shenjat e para shfaqen 10 – 90 ditë pas infeksionit, zgjasin 3-6 javë dhe shërohen pa trajtim. Kjo nuk do të thotë që infeksioni shërohet vetvetiu. Nqs nuk trajtohet, sifilizi I stadit I kalon në stadin II.
  • Stadi II:Pullat e kuqe në lëkurë dhe lezionet e mukozave fillojnë menjëherë pas mbarimit të stadit I. Pullat e lëkurës anë të kuqe ose të kuqërreme në kafe, dhe shaqen në pëllëmbë dhe në shputat e këmbëve. Shenja të tjera janë ethet, limfadenopati (fryrje të ganglioneve), rënie të flokëve, dhimbje koke, rënie në peshë, dhimbje muskulare dhe lodhje.
  • Sifilizi latent (i fjetur):Në këtë rast sifilizi nuk shfaq asnjë shenjë dhe mund të zbulohet vetëm përmes një analize gjaku. Nqs nuk trajtohet sifilizi latent mund të zgjasë edhe gjithë jetën. Megjithëse shumë të infektuar me sifiliz latent nuk bëjnë kurrë asnjë problem serioz, disa të tjerë mund të pësojnë avancim të infeksionit deri në stadin final (sifilizin terciar).
  • Stadi III (terciar):Është stadi final. Fillon kur shenjat e stadin II zhduken plotësisht. Stadi III prek gjithë organizmin. Shenjat dhe simptomat përfshijnë veshtirës në koordinimin e lëvizjeve, paralizë, mpirje, verbim gradual dhe demencë. Në stadin III sifilizi nuk është ngjitës, megjithëse dëmi tek i infektuari mund të shkaktojë edhe vdekje.

 A mund të trajtohet sifilizi?


Po, me mjekimin korekt, sifilizi në të gjitha stadet mund të zhduket. Megjithatë, dëmet e shkatuara në stadet e vonshme dhe neurosifilizi nuk mund të zhduken.

 Kush duhet të testohet për sifiliz?


  • Të gjithë personat seksualisht aktivë duhettë shojnë të vizitohen nqs kanë skuqje apo ndonjë lezion (pucër në zonat genital.
  • Të gjithë ata që janë trajtuar për një tjetër sëmundje seksualisht të transmetueshme.

 Si përhapet infeksioni me sifiliz?


Sifilizi përhapet tek një individ me anë të kontaktit direct me një lezion (puçër) sifilizi. Këto shfaqen zakonisht në zonat genitale, vaginë, anus dhe rektum. Lezionet mund të shfaqen edhe në gojë dhe buzë. Transmetimi i bakterit ndodh gjatë kontaktit seksual. Gratë shtatzana mund ta përcojnë infeksionin tek fetusi. Sifilizi nuk mund të përhapet nga banjot publike, pishinat apo nga veshjet e përbahkëta.

Si mund ta dimë nqs jemi të infektuar?


Nqs shfaqet një lezion në zonat genital atëherë nevojitet një vizitë tek mjeku. Nqs vizita do të dyshojë për sifiliz atëherë kjo mund të vërtetohet përmes një analize të thjeshtë gjaku.

A është i rrezikshëm sifilizi?


Po. Sifilizi është shumë i rrezikshëm. Përvecse transmetimit tek personat e tjerë, sifilizi mund të shkaktojë dëmtime të trurit, zemrës dhe dëmtime të tjera neurologjike. Nqs dëmi është shkaktuar tashmë, ai nuk mund të riparohet pavarësisht se terapia mund të zhduke infeksionin (Treponemën). Shtatzanat mund ta transmetojnë sifilizim bebit që para se të lindë.

Cfarë duhet bërë në rast infeksioni me sifiliz?


Të dy partnerët duhet të vizitohen dhe të marrin mjekimin e duhur. Nqs nuk trajtohen të dy njëkohësisht, ata mund tja rikthejnë infeksionin parterit (efekti ping-pong). Pas marrjes së antibiotikëve, infeksioni zhduket dhe individët nuk janë më ngjitës. Pas mbarimit të mjekimit analiza e gjakut do të vërtetojë shërimin.

Si mund të shmanget infeksioni me sifiliz?


Kjo mund të shmanget përmes kontaktit seksual të mbrojtur (prezervativ).

Si mjekohet sifilizi?


SIfilizi trajtohet me injeksione muskulare me Benzatinë Penicilinë G. Në rast alergjie ndaj saj, mund të përdoren të tjerë antibiotikë.

A mund të merret sërish infeksioni me sifiliz tek një person që është shëruar njëherë?


Po. Sifiliz nuk krijon imunitet, kështu që mund të ketë infeksione për herë të dytë apo të tretë.

Cfarë mund të shkaktojë sifilizi në shtatzani?


Sifilizi mund të infektojë fetusin gjatë shtatzanisë nqs nëna është e infektuar apo infektohet gjatë shtatzanisë. Ai mund të shkaktojë vdekje të fetusit përpara lindjes ose menjëherë pas lindjes. Në raste të tjera bebi mund të mos shfaqë asnjë shenjë apo simptomë, megjithatë nqs mjekohet menjëherë ai mund të zhvillojë problem serioze brenda disa javëve. Bebet e pamjekuara mund të shfaqin prapambetje në zhvillim, konvulsione ose të vdesin. Për të shmangur këto, në disa vende rekomandohet testimi I detyruar për sifiliz tek të gjitha femrat shtatzana gjatë tremujorit I dhe atij III.

error: Content is protected !!