Gjumi gjatë shtatzanisë

Në shtatzani zakonisht ritmi gjumit shpesh çrregullohet, ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatëzënë të flejë disa orë pa u zgjuar. Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, duhet të gjej një pozicion adekuate për gjumë. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatëzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida.

Ja disa këshilla të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës.

  1. Jastekët. Vendosni 2-3 jastekë nën koke. Kjo do ta largojë foshnjën nga diafragma juaj, do të zvogëlojë shtypjen dhe do të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhimbje apo mungesë rehati.
  2. Uji. Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e tepruar të lëngjeve pas orës 18. Në këtë mënyrë parandaloni që vezika urinare të jetë e mbushur gjatë kohës kur jeni duke pushuar dhe do të shkoni me rrallë në tualet.
  3. Qumështi. Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani në qumësht qe kalon në tru dhe ju ndihmon të flini. Nëse keni intolerancë nga laktoza, provoni qumështin e sojës apo orizit.
  4. Temperatura. Fikeni kondicionerin apo ngrohësen nga dhoma e gjumit. E rëndësishme është që ti kontrolloni para se të fleni. Trupi lëshohet më lehtë në ambient të freskët. Përveç kësaj, shtatëzënat shpesh kanë të nxehtë, prandaj keni kujdes me temperaturën e dhomës.
  5. Flini në një anë. Shtrihuni anash. Preferohet në anën e majtë, më shumë se në të djathtën sepse gjaku qarkullon më lehtë drejt mitrës. Në bark nuk do të mund të fleni, por shmangni edhe pushimin në shpinë – në atë pozicion pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe bebin.
Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!