Koronavirusi & ShtatzaniaCOVID-19

Gratë shtatzana konsiderohen si një popullatë e rrezikuar për tu prekur nga infeksionet respiratore me natyrë virale, siç është edhe COVID-19 (Corona Virus Disease) dhe gripi sezonal. Të tilla infeksione virale mund të kenë pasoja për nënën dhe fetusin.

Për gripin sezonal, rekomandohet vaksina gjatë shtatzanisë. Në mungesë të një vaksine për koronavirusin SARS-COV-2 (virusin përgjegjës për COVID-19) rekomandimet për një kujdesin dhe higjenën personale marrin një rëndësi të vecantë për nënat shtatzanë dhe familjaët e tyre. Këto veprime përfshijnë larjen e shpeshtë të duarve, shmangien e kontakteve dhe qëndrimin larg personave që dyshohen sitë infektuar ose që kanë shenja gripi; të gjitha këto sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.

A ka rrezik gjatë shtatzanisë?

Për momentin, nuk ka ndonjë infromacion të bollshëm shkencor mbi efektet e COVID-19 tek gratë shtatzana. Ende nuk dihet me siguri në se ka ndonjë transmetim vertikal, pra nga nëna tek fetusi.

  • Nga një survejim i Organizatës Botërore të SHëndetësisë mbi një grup prej 147 femrash shtatzanë të prekura nga infeksioni me COVID-19 në Kinë, vetëm 8% prej tyre u prekën nga forma e rëndë dhe vetëm 1% nga forma tepër e rëndë. Vetëm 1 prej tyre pati nevojë për ventilim mekanik.
  • Nga një studim kinez tek gratë shtatzana të prekura nga COVID-19, virusi SARS-CoV-2 nuk është detektuar në lëngun amniotik dhe as në kulturat nga gjaku apo nga tamponi i fytit të të porsalindurve. Pra për momentin nuk ka ende ndonjë evidencë shkencore që të mbështesë transmetimin e virusit nga nëna tek fetusi, apo për të justifikuar lindjen me operacion cezarian.
  • Gjithashtu ende nuk ka ndonjë studim që të vërtetojë ndonjë ndikim të infeksionit me COVID-19 mbi rritjen e rrezikut për humbje të shtatzanisë.

Në rastin e dyshimit për infeksion me COVID-19 tek një grua shtatzanë, atëherë do të trajtohet rasti si në rastet e tjera të infektuara me këtë virus: izolimin e nënës dhe/ose të porsalindurit. Shumë më tepër kujdes duhet të bëjnë ato gra shtatzana që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera si diabeti gestacional, lupusi eritematoz etj.

A ka rrezik gjatë ushqyerjes me gji?

Virusi përgjegjës për COVID-19 nuk është detektuar në qumështin e gjirit, megjithëse janë evidentuar anti-trupat ndaj këtij virusi. Për sa i përket nivelit ende jo të plotë të njohurive mbi këtë virus, dhe të vlerave mbrojtëse të qumështit të gjirit, në rastin e një nëne të dyshuar me infeksion SARS-CoV-2, në rast se gjendja shëndetësore e nënës e lejon dhe sigurisht nqs nëna e pranon, ushqyerja me gji duhet të fillojë/ vazhdojë në mnyrë direkte ose përmes mbledhjes.

Për sa kohë që nuk ka ende prova shkencore që vërtetojnë transmetimin e COVID-19 përmes qumështit të gjirit, ndalimi i ushyerjes me gji ende nuk rekomandohet për ato femra që janë prekur nga ky virus. Cdo ndarje hipotetike e nënës nga i porsalinduri gjatë hospitalizimit duhet të baraspeshojë rreziqet dhe përfitimet nga kjo zgjedhje, përfshirë këtu edhe rolin mbrojtës që ka kulloshtra, qumështi i nënës dhe ushqyerja me gji për të porsalindurin.

Mos harro!

Për të reduktuar rrezikun për transmetim tek fëmija, rekomandohet respektimi i masave parandaluese si higjena e duarve apo mbajtja e maskës gjatë ushqyerjes me gji. Kuptohet që duke qenë përpara një situate të re, njohuritë e mjekëve mbi efektin e këtij virusi mbi nënën shtatzanë dhe fetusin do të pasurohen nga dita në ditë gjatë përballjes më të.

Categories : Blogu i shtatzanisë