Assisted Hatching

Assisted Hatching

Në mënyrë natyrale, embrioni përpara se të implantohet i nënshtrohet një procesi të quajtur hatching (hapje) gjatë të cilit ai del nga kapsula që e rrethon.

Çfarë është assisted hatching (AH)?


Assisted hatching (AH) është një proçes në të cilin kapsula përreth embrionit, e quajtur ndryshe edhe zona pellucida, fragmentohet artificialisht përmes një rryme laser shumë mirë të kalibruar. Ky proçes lejon embrionin të dalë më lehtë nga kapsula duke përmirësuar kështu implantimin.

Çfarë vlere ka?


AH nuk e dëmton embrionin, dhe disa studime (por jo të gjithë!) kanë treguar se AH rrit shanset për shtatzani në pacientet:

  • në moshë > 38 vjece,
  • në ato me zona pellucida të trashë
  • në rastet kur transferohen embrione të ngrira.

Kur kryhet?


AH kryhet menjëherë përpara embrio-transfertës.

error: Content is protected !!