Assisted HatchingHatching-u i asistuar

Në mënyrë natyrale, embrioni përpara se të implantohet i nënshtrohet një proçesi hapje dhe zgjerimi gjatë të cilit ai del nga zona pellucide (kapsula) që e rrethon. Kjo ndodh aty nga fundi i ditës së 5-të. Fillimisht është rritja në vëllim e embrionit që shkakton hollim të zonës pellucide dhe më pas prodhimi i  disa enzimave që “shkrijnë” këtë të fundit.

Dalja e embrionit nga zona pellucide kryhet përmes disa minikontraksioneve dhe hapjesh aktive dhe ritmike. I gjithë ky proçes quhet “hatching” ose ndryshe hapje dhe është kusht i nevojshëm për implantim, pasi që të implantohet në endometriumin, qelizat e trofektodermës së embrionit duhet të bien në kontakt me ato të epitelit të endometriumit.

Çfarë është assisted hatching (AH)?


Assisted hatching (AH) është një proçes në të cilin kapsula përreth embrionit, e quajtur ndryshe edhe zona pellucida, fragmentohet artificialisht përmes një rryme lazer shumë mirë të kalibruar. Ky proçes lejon embrionin të dalë më lehtë nga kapsula duke përmirësuar kështu implantimin. AH mund të kryhet edhe me lëndë të ndryshme kimike ose mekanikisht, megjithëse këto janë metoda të përdorura më rrallë.

Çfarë vlere ka?


AH mund të sjellë përfitime për pacientët që i nënshtrohen Fertilizimit In Vitro. Hapja ose “thyerja” e zonës pellucide teorikisht ndihmon në implantimin e embrionit në mitër.

AH nuk e dëmton embrionin, dhe disa studime (por jo të gjithë!) kanë treguar se AH rrit shanset për shtatzani në pacientet:

  • në moshë > 38 vjece,
  • në ato me zona pellucida të trashë
  • në rastet kur transferohen embrione të ngrira.
  • që kanë dështime të përsëritura në IVF.
  • që kanë embrione suboptimale në cilësi.

Kur kryhet?


AH kryhet menjëherë përpara embrio-transfertës.

A ka rreziqe AH?


Egsiston një rrezik lehtësisht më të rritur për binjakë identikë në embrionet që i nënshtrohen assited hatching.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!