Konizimi

Çfarë është?


Konizimi quhet ndryshe edhe biopsia në formë koni e qafës së mitrës (cone biopsy). Është një ndërhyrje e cila presupozon heqjen e një pjese në formë koni nga qafa e mitrës. Qafa e mitrës është pjesa e poshtme e mitrës, e cila bën lidhjen me vaginën. Femrat mund të kenë nevojë për konizim në rast se kanë një rezultat jo normal të Pap Testit (në raste me displazi). Konizimi mund të përdoret edhe në rastet me kancer të formës fillestare, sidomos tek femrat e reja që nuk kanë fëmijë.

Në cilat raste rekomandohet konizimi?


Konizimi rekomandohet në rastet e mëposhtme:

  • Displazi cervikale (gjendje prekanceroze e qafës së mitrës)
  • Rezultat jo normal i Pap Testit që nuk shpjegohet nga biopsitë e qafës së mitrës të cilat kryhen në kushte ambulatore.
  • Adenokarcinoma in situ (kancer i formës fillestare i qafës së mitrës)

Ku kryhet konizimi?


Konizimi është një ndërhyrje e cila duhet të kryhet në kushte spitalore.

Sa zgjat konizimi?


Konizimi është një intervent i cili zgjat relativisht pak (10 – 30 min).

Sa është qëndrimi në spital?


Konizimi është një intervent që klasifikohet si one – day surgery. Ju mund të largoheni nga spitali 3-4 orë pas ndëryrjes.

Sa zgjat rikuperimi dhe kthimi në aktivitetin normal?


  • Zakonisht ju mund të keni dhimbje në fund të barkut të ngjajshme me ato të menstruacioneve në dy ditët që pasojnë ndërhyrjen. Për qetësimin e këtyre dhimbjeve ju mund të përdorni paracetamol ose ibuprofen.
  • Ju mund të keni rrjedhje vaginale 12 – 24 ditë pas ndëryrjes e cila fillimisht mund të jetë hemorragjike apo me aspekt kafe të errët, por do të vijë duke u pakësuar dhe duke u hapur në ngjyrë.
  • Ju mund të ktheheni në punë pas 2-3 ditëve.

Kufizime:


Ndalohet aktiviteti seksual për 4 javë pas procedurës.

Kur duhet të shqetësoheni:


  • Në rast temperature mbi 38.5 gradë.
  • Në rast hemorragjie të shtuar dhe të zgjatur.
  • Në rast sekrecionesh me aromë të keqe
Categories : Kirurgjia
error: Content is protected !!