Kanceri CervikalKanceri i qafës së mitrës

Kanceri Cervikal

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?


Organet e njeriut jo rrallë mund të preken nga mutacione qe shkaktojne rritje te pakontrolluar qelizore, të cilat shpesh bëhen shkak për pasoja të rënda për jetën. Edhe kanceri i qafës së mitrës, është një rritje e pakontrolluar qelizore, një modifikim qelizor që mund të formohet në qafën e mitrës të çdo gruaje. Me kancer, kuptohet rritja në mënyrë jo normale dhe të pakontrolluar të qelizave.

Sa i shpeshtë paraqitet kanceri i qafës së mitrës ?


Fatkeqësisht, kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek gratë. Me rritjen e moshës, është konstatuar se rritet edhe rreziku për kancer të qafës së mitrës.

  • Çdo vit rreth 500 000 gra në botë, preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje.
  • Në botë, çdo 2 minuta vdes një grua nga kanceri i qafës së mitrës.
  • Në Europë, çdo 18 minuta vdes një grua nga kanceri i qafës së mitrës.
  • Në Shqipëri, kanceri i qafës së mitrës është kanceri me raste më të shpeshta tek gratë mbas kancerit të gjirit.
  • Në Shqipëri, rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u shtuar, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar.

Cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës?


Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës, është virusi human papiloma (HPV). Në fakt, janë konstatuar mbi 100 tipe të këtij virusi por, vetëm disa prej tyre klasifikohen si shkaktar me rrezik të lartë për kancer të qafës së mitrës.

HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe transmetimi jo seksual është i rrallë. Në organizmin e infektuar, virusi mund të mbetet i fshehur për vite pa dhënë asnjë shenjë.

Infeksioni nga HPV është më i zakonshëm në grup moshat e reja të cilat janë seksualisht aktive dhe rreziku rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksual.

Cilët janë faktorët rrezikues për kancer të qafës së mitrës ?


Faktorët rrezikues të klasifikuar si faktor favorizues të mundshëm të modifikimeve qelizore të qafës së mitrës, janë ato të cilët shfaqen me shpeshtësi të konsiderueshme në rastet e evidentimit të sëmundjeve parakanceroze dhe kanceroze. Megjithatë, për asnjë prej tyre nuk mund të thuhet se është me kryesori apo është faktori absolut. Ky realitet, deri diku e vështirëson klasifikimin e faktorëve të rrezikut për kancer të qafës së mitrës. Por, në rrethet mjeksore është bërë e mundur që faktorët e rrezikut të klasifikohen në dy grupe;

Faktore me rrezik te larte, dhe faktorë me rrezik te ulët:

Në grupin e faktorëve me rrezik të lartë permendim femrat:


  • me aktivitet seksual mbi një vit nga kontakti i parë, pa marrë vlerësimin e analizës së Pap–Test-it,
  • me moshë nën 18 vjeç, që kanë kryer marrëdhënie seksuale,
  • me partnerë të shumtë seksual, ose me partner të cilët kanë patur shumë partnere seksuale,
  • me prani të infeksionit HPV, ose me infeksione seksualisht të transmetueshme përfshi HIV/AIDS,
  • me nënë, motër apo gjyshe që kanë patur kancer të qafës së mitrës,
  • që pijnë duhan,
  • me shtatzëni të shumta,
  • me imunitet të ulët.

Këto femra, duhet të jenë edhe më të kujdeshme duke u kontrolluar rregullisht.

Në grupin me faktorë me rrezik të ulët, janë klasifikuar femrat:


  •  që kryejnë kontrolle dhe analiza sipas këshillave mjesore,
  •  që kanë normale rezultatet e tre analizave të fundit të Pap–Test-eve.

A ekziston mundësia e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës?


Po, ekziston mundësia e vlerësimit të një modifikimi fillestar të qelizave të qafës së mitrës. Vlerësimi i nivelit të ndryshimit të qelizave, mund të realizohet me një test të thjeshtë dhe të shpejtë që quhet Pap-Test.

Testi mbështetet në sjelljen e ndryshimeve (modifikimeve) qelizore, gjatë fazave të ndryshme të deformimit të tyre. Nga momenti i shfaqes së qelizave jo normale në qafën e mitrës, deri në shfaqen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen afro nga 10 deri në 20 vjet. Kjo është ajo kohë fatlume, që i jep mundësinë një gruaje të kapi në kohë deformimin e qelizave, nëse kontrollohet rregullisht tek mjekët specialistë

Ekzaminim tjeter qe mund te diagnostikoje apo parandaloje shfaqjen e kancerit te qafes se mitres eshte edhe kolposkopia.

Si mase parandaluese shume efikase dhe qe premton shume ne te ardhmen eshte vaksina kunder HPV.

error: Content is protected !!