A shkaktojnë kontraceptivët infertilitet?

Shumë femra përdorin kontraceptivë për të shmangur shtatzaninë ose dhe për arsye të tjera (për të trajtuar kistet ovariane, për të rregulluar ciklin menstrual, për dhimbjen menstruale apo për endometriozën etj).

Shpesh herë dëgjojmë se “pilulat kontraceptive shkaktojnë infertilitet”. Madje disa shkojnë deri aty sa të besojnë se pas ndalimit të kontraceptivëve trupi kërkon kohë për të “shpëlarë” hormonet që përmbajnë këto pilula duke shkaktuar në këtë mënyrë vonesën për të pasur një shtatzani.

Kjo është totalisht e pavërtetë!

Pilulat kontraceptive nuk shkaktojnë infertilitet! Asnjë metodë kontraceptive nuk shkakton infertilitet! Nuk ka asnjë studim shkencor që të vërtetojë ndonjë efekt negativ të kontraceptivëve mbi fertilitetin. Femrat mund të arrijnë shtatzaninë shumë shpejt pas ndalimit të kontraceptivëve, madje edhe që në muajin e parë pas ndalimit. Është fakt se probabiliteti për shtatzani është i njëjtë mes femrave që kanë përdorur dhe atyre që nuk kanë përdorur kontraceptivë.

 

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!