Rregjimi pas transfertës së embrioneve …

Janë të shumta ato paciente që shqetësohen se mund të ulen shanset për sukses nqs ato nuk bejnë rregjim shtrati pas transfertës së embrioneve. Akoma më shumë ato që duhet të shkojnë në punë.

Mendimet variojnë nga 10 minuta deri e ditë apo akoma më shumë rregjim shtrati pas transfertës së embrioneve. Megjithatë në literaturën mjeksore nuk ka ndonjë studim që të mbështesë me fakte që rregjimi i shtratit të rrisë shanset për sukses. Mjaft studiues janë të mendimit se është totalisht i panevojshëm. Madje ka disa studime që kanë dalë me konkluzionin se sa më e gjatë periudha e qëndrimit shtrirë pas transfertës, aq më të vogla shanset për sukses (Garrido 2013, Purcell 2006, I.Bar-Hava 2004, Z. Amarin 2004).

Përse nuk është i nevojshëm rregjimi i shtratit pas embrio-transfertës?

  • Edhe nqs do të mendonim se graviteti do të kishte ndonjë efekt mbi embrionin, në qëndrimin në këmbë uterusi (mitra) nuk është vertikale por thuajse horizontal. Për më tepër, edhe në koncepsionin natyral, asnjë femër që ka mbettur shtatzanë nuk ka ndenjur shtrirë 5 ditë pas ovulacionit (e për rjedhojë momentit të koncepsionit), atëherë kur embrioni arrin mitrën. Nga ana tjetër, gjatë lëvizjeve ritet qarkullimi i gjakut, përfshirë edhe ate drejt uterusit (mitrës). Në qëndrimin shtrirë më pak gjak kalon nga mitra …
  • Një efekt tjetër negativ i qëndrimit shtrirë dhe mungesës së aktiviteteve të përditshme (si puna apo studimet) është edhe rritja e stresit.
  • Në praktikën time të përditshme une nuk u rekomandoj pacienteve më tepër se 10 minuta qëndrim shtrirë pas transfertës.
Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!