DepilimiA lejohet gjatë shtatzanisë?

Po! Lejohet. Brisku dhe dylli i ftohtë janë metoda të sigurta në shtatzani. Më poshtë mund të lexoni se cila është metoda e preferuar? Sipas shumicës së specialistëve brisku është zgjedhja më mirë në shtatzani sepse thjesht këput qimen dhe nuk ndërhyn në brendësinë e lëkurës. Dylli i ftohtë lejohet në shtatzani, ndërkohë që dylli i nxehtë kundërindikohet sepse mund të dëmtojë kapilaret e gjakut të cilet janë më të zgjeruar në shtatzani.

Kremi dhe shkuma depilatore duhen evituar në shtatzani. Këto produkte nuk janë direkt të dëmshme për fetusin por duke qenë se janë me bazë lëndësh kimike mund të japin irritim të lëkurës e cila është shumë e ndjeshme në shtatzani. Makinat depilatore elektrike lejohen në shtatzani.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!