Nyjet e kordonit

Kordoni ombilikal quhet ndryshe edhe linja e jetës, pasi përmes atij fetusi merr furnizimin me gjak nga nëna. Në lindje ai arrin një gjatësi ≈ 50 cm dhe një trashësi 1-2 cm. në disa raste, kordoni mund të paraqesë një ose disa nyje gjatë gjatësisë së tij. Llogaritet që 1 në 80 lindje të jetë me nyje të kordonit.

© Elton Peçi. Pjesë nga koleksioni personal. Ndalohet kopjimi.

Nyjet mund të jenë false ose nyje të vërteta. Nyjet false nuk janë problematike. Nyjet e vërteta, në shumicën e rasteve për fat të mirë nuk shoqërohen me efekte negative, por në 10% të rasteve mund të kenë pasoja serioze për bebin.

Nqs ato formohen që në Tremujorin I, atëherë mundësia për të shfaqur pasoja është më e madhe. Me kalimin e javëve, lëvizjet e bebit bëhen më ë shpeshta dhe për rjedhojë rritet mundësia e “shtrëngimit” të nyjes akoma më shumë. Kjo mund të shkaktojë redukim të furnizimit me gjak të bebit.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!