Kur duhet të kryhet kontrolli për talasemi?

Talasemia përbën një grup defektesh të trashëgueshme gjenetikisht të cilat shkaktojnë anemi të lindur.

Rekomandohet që të gjitha femrat në moshë riprodhuese të kryejnë analizën e elektroforezës së hemoglobinës përpara ose në fillim të shtatzanisë në mënyrë që të shmanget mundësia e lindjes së fëmijëve me talasemi madhore.

 

Në rast se analiza tregon se femra është mbartëse e një forme talasemie, atëherë rekomandohet kryerja e të njëjtës analizë edhe tek partneri. Nqs parteri rezulton me elektroforezë normale të hemoglobinës atëherë nuk ka rrezik për lindje të fëmijëve me talasemi madhore. Por nqs do të kemi edhe parterin me të njëjtën formë talasemie minore si edhe femra, atëherë ekziston 25% mundësi për lindjen e një fëmije me talasemi madhore.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!