Kistektomia

Kistektomia është heqja e kisteve të vezores me anë të teknikave të ndryshme kirurgjikale. Jo të gjithë kistet meritojnë trajtim kirurgjikal. Një pjesë e mirë e tyre mund të zhduken vetvetiu ose përmes trajtimeve medikamentoze. Megjithatë ka kiste të cilat duhet të trajtohen vetëm me intervent kirurgjikal.

Përgatitja para interventit


Gjithnjë gjinekologu juaj do tju përshkruajë hapat e inteventit në mënyrë që ju të keni informacionin e duhur. Megjithatë nqs ju keni sërish pyetje edhe pas shpjegimit mos hezitoni ti bëni. Asnjë pyetje nuk është e vogël dhe e parëndësishme.

Cilat janë llojet e trajtimi kirurgjikal?


]Trajtimi kirurgjikal përfshin 3 alterantiva:

  • Heqja e kisteve me laparoskopi.
  • Heqja e kisteve me laparotomi.
  • Aspirimi i kisteve.

Heqja e kisteve me laparoskopi

Heqja e kisteve me laparoskopi është teknika më e preferuar në kohët moderne. Laparoskopia quhet ndryshe edhe kirurgji e mbyllur pasi interventi kryhet pa hapur barkun. Në këto raste aspekti estetik është perfekt pasi nuk le shenja në bark. Në këto raste pacientja mund të qëndrojë e shtruar në spital vetëm për 24 – 48 orë, pasi rikuperimi post operator është shumë i shpejtë gjatë laparoskopisë. Pacientet janë të afta për punë pas 1 jave pasi edhe shërimi është shumë i shpejtë. Duhet thënë se jo të gjitha kistet mund të hiqen me laparoskopi.

Heqja e kisteve me laparotomi

Heqja e kisteve me laparotomi është teknika klasike kirurgjikale. Quhet ndryshe edhe open surgery (kirurgji e hapur) pasi për të kryer intervention (heqjen e kistit) duhet të hapet barku (zakonisht përmes një linje transversale në pjesën e poshtme). Jo gjithnjë kistet mund të hiqen përmes laparoskopisë. Në këto raste laparotomia është teknika e duhur (kur kistet janë të mëdha, kur ka dyshime për kancer, kur ka hemorragji etj). Interventi kryhet nën anestezi të përgjithshme. Shërimi është më i gjatë se në rastin e laparoskopisë.

Aspirimi i kisteve

Aspirimi i kisteve është një teknikë e cila përdoret rrallë. Arsyeja është se kërkohet 100% siguri që nuk kemi të bëjmë me një rast kisti malinj dhe sepse janë shumë të paktë ata mjekë që mund ta aspirojnë kistin. Zakonisht kisti aspirohet përmes një age të montuar në ekon transvaginale. Nën drejtimin e ekos agia drejtohet në brendësi të kistit dhe aspirohet përmbajtja e tij. Aspirimi zakonisht rezervohet në kistet e thjeshta folikulare apo kistet e vogla të endometriozës përpara Fertilizimit In Vitro. Procedura është e njëjtë me aspirimin e vezëve gjatë Fertilizimit In Vitro, ndaj edhe mjekët që mund ta kryejnë këtë procedurë janë vetëm ata që merren me Fertilizim In Vitro.

Categories : Kirurgjia
error: Content is protected !!