Strijet e shtatzanisëStriae gravidarum

Strijet e shtatzanisë (Striae gravidarum) shfaqen gati në 90% të shtatzanave. Ato ndodhin për shkak të shtrirjes që pëson lëkura për shkak të rritjes së bebit dhe të rritjes së nivelit të hormoneve gjatë shtatzanisë. Më shpesh ndodhin në rastet e shtatzanave mbi peshë, tek ato që janë në moshë të re ose tek ato që kanë një fetus me peshë të madhe. Evidentohet qartë edhe një lloj predispozite gjenetike. Zakonisht strijet shfaqen në tremujorin III.

Qarkullojnë mjaft produkte në treg për të parandaluar dhe trajtuar strijet e shtatzanisë, por ende mungon një konsensus në këtë drejtim.

  • Masazhet e lëkurës me krem Trofolastin (që përmban Centella asiaticaextract, alpha tocopherol, dhe collagen-elastin hydrolysates) apo solucione si verum ointment (që përmbën tocopherol, panthenol, hyaluronic acid, elastin, dhe menthol janë me shumë efikasitet në parandalimin e shfaqjes së strijave gjatë shtatzanisë.

Ato mund të trajtohen mjaf mirë nga mjekët dermatologë. Në mënyra e trajtimit përmendim:

  • Pomadat me tretinoin (Retin-A®) apo dhënia e tretinoinës orale, me kusht që gruaja nuk duhet ti përdorë pasi ka mbaruar periudha e laktacionit për shkak se mund të kenë efekte të dëmshme për të porsalindurin.
  • Dermoabrazioni
  • Lazerin

Shumica e strijave do të zvogëlohen dhe do të zbehen pas lindjes.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!