Ushqimi me gji gjatë shtatzanisë

Shpesh herë fëmija i dytë vjen shumë shpejt. Ndërkohë aq janë duke ushqyer me gji fëmijën, mjaft femra mësojnë se janë sërish shtatzanë. Një lajm i bukur ky, por që sjell edhe një dilemë me vazhdimin apo jo të ushqimit me gji për fëmijën e parë?

Në përgjithësi është pa rreziqe ushqimi me gji gjatë shtatzanisë. Megjithatë duhet  theksuar se ushqimi me gji mund të nxisë disa kontraksione uterine. Këto kontraksione nuk përbëjnë ndonjë shqetësim gjatë shtazanive të pakomplikuara. Por në rastet e shtatzanive me rrezik të lartë, të komplikuara ose tek pacientet që kanë patur humbje të shtatzanisë ose lindje të parakohëshme në të kaluarën ushqimi me gji nuk do të rekomandohet nga mjekët.

Përbërja dhe sasia e qumështit do të ndryshojë gjatë shtatzanisë, një ndryshim të ciin fëmija që ushqehet me gji do ta ndjejë. Kjo është arsyeja se përse në shumnicën e rasteve, fëmija i madh e lë vetë ushqimin me gji.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!