Sa spermatozoide të lëvizshëm duhen për IUI?

Inseminimi intrauterin (IUI) është një teknikë e thjeshtë dhe me pak shpenzime! Kjo e bën atë tërheqëse për një pjesë të pacientëve infertilë. Por duhet të theksohet se IUI ka shanse relativisht të ulëta për sukses. Nqs IUI kryhet pa stimulim hormonal atëherë shanset për shtatzani nuk janë më të larta se ato natyrale. Që IUI të ketë shanse shtesë duhet që ai të paraprihet nga stimulimi hormonal.

Për këto arsye IUI nuk mund të aplikohet për çdo pacient. Përveç moshës së partnerit femër, faktor kryesor në suksesin e IUI është edhe përqëndrimi i spermatozoideve të lëvizshëm në spermë.

Gjatë IUI, sperma përpunohet (lahet & cetrifugohet) për të veçuar spermatozoidet nga likidi seminal që përmban prostaglandina (që mund të shkaktojë krampe tek femra). Pas kësaj, spermatozoidet e lëvizshëm injektohen përmes një kateteri në brendësi të mitrës përreth momentit të ovulacionit.

Përpara inseminimit, pëqërndrimi total i spermatozoideve të lëvizshëm (Total Motile Sperm Count – TMSC) diskutohet me pacienten. Zakonisht një përqëndrim TMSC post-washing > 9 mil/ml konsiderohet optimal për IUI. Shanset për sukses me përqëndrime TMSC < 9 milionë/ml të spermatozoideve konsiderohen të ulëta dhe në këto raste IUI nuk indikohet pasi nuk sjell përfitim për pacienten. Në rastet me përqëndrime TMSC < 9 milionë/ml rekomandimi i duhur do të ishte Fertilizim In Vitro (IVF).

Gjithashtu, nqs mosha e partneres femër është > 35 vjeç dhe / ose kemi probleme me tubat e Fallopit, IUI është shumë pak efikas edhe pse sperma mund të jetë pa probleme.

Këto vlera janë vlerat e rekomanduara nga ASRM (American Society for Reproductive Medicine) për të marrë vendimin lidhur me IUI.

Shembull:

  • Për një spermë me TMSC post-washing > 9 mil/ml, shanset për sukses në IUI janë ≈ 17%.
  • Për një spermë me TMSC post-washing 1-2% mil/ml, shanset për sukses në IUI janë ≈ 6.9%.

Për më tepër detaje, mund të konsultoni tabelën e mëposhte të studimit mbi të cilin është bazuar edhe ASRM.

Për tu mbajtur mend:


IUI nuk sjell përfitime në këto situata:

  • Kur mosha e partnerit femër është > 35 vjeç
  • Kur femra ka probleme me tubat e Fallopit. Pra nuk mund të kryhet nqs nuk janë kontrolluar tubat përmes HSG-së.
  • Kur përqëndrimi i spermatozoideve të lëvzshëm (TMSC) është < 9 milionë / ml.
Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!