Çfarë kushtesh duhet të plotësohen për lindjen e një embrioni të shëndetshëm?

Në radhë të parë është një strukturë gjenetike dhe metabolike sa më normale e vezës (ovocitit) dhe e spermatozoidit të përdorur për arritjen e ketij embrioni.

Një trajtim i personalizuar në drejtim të stimulimit ovarian (stimulimit hormonal të vezoreve) që të respektojë kushtet në të cilat funksionojnë vezoret e pacientes, si edhe një planifikim optimal i ovulacionit dhe aspirimit të ovociteve (mbledhjes së vezëve) nga ana e mjekut specialist.

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, është edhe puna “nën” mikroskop me veprime të mire-kalibruara si edhe mediume laboratorike të kontrolluara në mënyrë perfekte në të cilat embrioni të zhvillohet në mënyrë sa më optimale, që nga momenti i formimit nga duart e embriologut deri në ditën 3, 5 apo 6 të jetës.

Kur të gjitha këto kushte plotësohen dhe kombinohen në mënyrë perfekte, shanset për të patur një embrion të normal që të implantohet dhe të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm rriten në mënyrë të ndjeshme.

 

Në këto pak sekonda video paraqiten në mënyrë të përmbledhur 120 orët e para të jetës së një embrioni me gjithë momentet kyçe të evolucionit të tij: që nga stadi i një qelize të vetme deri në stadin e Blastokistit në ditën 5.

Imazhet janë të përftuara me anë të teknologjisë Time Lapse e cila mundëson mbajtjen konstante të kulturës embrionale paralel me monitorizimin permanent dhe rregjistrimin jo invaziv të zhvillimit embrional me ndihmën e një mikro-kamere moderne në brendësi të inkubatorit.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!