Kur ndodh Ovulacioni?

Ovulacioni kur ndodh?
Një pyetje në dukje e thjeshtë, por që shumica nuk i përgjigjet saktë.
Në një studim të vitit 2020 u analizuan më tepër se 600 000 cikle mestruale duke treguar se vetëm 13% e femrave kishin një cikël 28 ditor. Për më tepër ky studim tregon se dita më e zakonshme për ovulacion ishte dita 17. Kështu që legjenda e ciklit 28 ditor dhe e ovulacionit në ditën 14 është e vërtetë vetëm për një pjesë të vogël të femrave.


Njohja e karakteristikave të ciklit menstrual dhe e ditës së ovulacionit ka shumë rëndësi në planifikimin e një shtatzanie. Kontakti seksual në periudhën fertile është baza në këtë drejtim. Nqs do të bazohemi në legjendën e ditës 14, shumë përpjekje do të jenë pa rezultat.

 

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!