Uterusi retrovertA shkakton mitra mbrapsht infertilitet?

Mitra është një organ i sistemit riprodhues të femrës me formën pak a shumë të një dardhe të përmbysur. Mitra ndodhet në qendër të pelvisit (fund-barkut). Gjatësia e saj është 6-8 cm.

Ekzistojnë disa variante të normales lidhur me pozicionet e mitrës:

  • Anteversion – Mitra është e orientuar anterior (pra nga përpara) në mënyrë të tillë që fundusi i mitrës shikon drejt paretit abdominal të femrës
  • Antefleksio – Mitra është e orientuar anterior (pra nga përpara) e mbështetur mbi fshikëzën e urinës,
  • Intermediar
  • Retroversio – Mitra është e orientuar posterior (pra nga prapa) në mënyrë të tillë që fundusi i mitrës shikon drejt rektumit.
  • Retroflexio – Mitra është e orientuar posterio (pra nga prapa) e mbështetur mbi rektum.


Variantet retroversion dhe retrofleksio përfshijnë ato raste që në zhargonin e përditshëm njihen me emërtimin “mitra mbrapsht”.

1 në 4 femra mitrën e kanë në pozicion retrovers ose retrofleks, Në të dyja rastet kemi të bëjmë me variacione të normës! Pra janë normale. Spermatozoidi është i programuar të arrijë ovocitin (vezën) pavarësisht nga pozicioni i mitrës. Nqs një femër me mitër në pozicion retrovers nuk arin shtatzaninë, atëherë kjo ndodh për shkaqe të tjera dhe jo për shkak të pozicionit të mitrës!

Në mënyrë të gabuar mjaft femra që dëgjojnë se kanë utërusin retrovert shqetësohen. Për të ardhur keq është se ka edhe mjekë që mendojë se uterusi retrovert krijon vështirësi në fertilitet.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Një mitër në pozicion retrovers:

  • NUK ndikon negativisht në koncepsion (ngjizje)
  • NUK shkakton infertilitet
  • NUK ka vend për rekomandime apo trajtime për të rritur fertilitetin nqs kemi një mitër në pozicion retrovers.
Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!