KriptorkidizmiMoszbritja e testikujve

Kriptorkidizmi

Çfarë është?

Kriptorkidizmi quhet ndryshe edhe moszbritja e testikujve. Në lindje, bebet meshkuj duhet ti kenë testikujt të zbritur në skrotum (qese). Në një pjesë të rasteve, kjo zbritje nuk ndodh para lindjes duke bërë që testikujt të gjenden në brendësi të trupit.

Kriptorkidizmi takohet në 3% të lindjeve në term dhe në 30% të lindjeve premature. Në shumicën e rasteve me kriptorkidizëm zbritja e testikujve ndodh spontanisht brenda vitit të parë të jetës.

Përse ka rëndësi?

Duke qenë se spermatogjenea (prodhimi i spermatozoidevenga testikujt) kërkon temperaturë më të vogël se ajo e trupit, nqs kriptorkidizmi nuk korrigjohet, funksioni kryesor i testikujve mund të dëmtohet rëndë. Një testikul që qëndron në brendësi të trupit do të ketë një temperaturë më të lartë dhe kjo bën që të kemi një dëmtim të prodhimit të spermatozoideve në numër dhe në cilësi. Kjo mund te shkaktoje infertilitet.

Duhet të operohet në moshë të vogël!

Në të kaliuarën, mjekët rekomandonin korrigjimin kirurgjikal të kriptorkidizmit kur fëmija të arrinte moshën e pubertetit. Mirëpo, pas studimeve të shumta tashmë rekomandohet me forcë që ky korrigjim kirurgjikal të kryhet kur fëmija të jetë 6 – 12 muajsh dhe jo më vonë se 18 muajsh. Kjo sepse që pas vitit të parë të jetës, në një testikul të pa zbritur mund të fillojë dëmtimi i parikthyeshëm i qelizave që prodhojnë spermë. Vonesa në trajtim mund të reduktojë shanet e mashkullit për tu berë prind në të ardhmen.

Sa preket fertiliteti?

Meshkujt me teste të pazbritura mund të kenë fëmijë në mënyrë spontane, por shanset e tyre në këtë drejtim janë të përgjysmuara në krahasim me meshkujt e tjerë. Nqs korrigjimi kirurgjikal ndodh në moshë të vogël, atëherë fertiliteti i tyre është i njëjtë me ata të meshkujve të tjerë.

A ka ndonjë përfitim kirurgjia në moshë të rritur?

Kirurgjia për korrigjimin e kriptorkidizmit tek një mashkull adult, zakonisht nuk shoqërohet me përmirësim të fertilitetit të tij. Kjo për shkak të dëmtimeve të pa rikthyeshme të ndodhura në vite.

Por sërish rekomandohet interventi kirurgjikal për shkak të rrezikut të rritur për kancer tek testikuli i pa abritur.

error: Content is protected !!