Transferta e një embrioni të vetëmSingle embryo transfer (SET)

Një pjesë e mirë e pacienteve dëshirojnë që të kenë binjakë. Megjithatë, duhet theksuar se shtatzanitë multiple (binjakë / trinjakë) shoqërohen me rreziqe më të larta materno – fetale nqs do të krahasohen me shtatzanitë teke (ato me një fetus).

Nga këndvështrimi mjeksor, është më e sigurt (me më pak rrezik) që nqs kemi në fund të një cikli IVF të formuara 2 apo me shume embrione ato të transferohen veç e veç. Por përse shpesh herë transferojmë më shumë se 1 embrion?

Përgjigja është se tek specia njerëzore, një pjesë e rëndësishme e embrioneve janë me probleme kromozomiale dhe për pasojë nuk do të implantohen. Ky numër varion në varësi të moshës së pacientes femër (30 – 50 % tek pacientet e reja në moshë dhe > 70% tek pacientet me moshë të avancuar). Kështu, duke transferuar 2 embrione në rastin e një pacienteje të moshës 35 vjeçare, me shpresojmë që të paktën njeri prej tyre të jetë normal nga ana kromozomiale dhe të implantohet. Megjithatë, në ≈ 30% të pacienteve, të dy embrionet do të rezultojnë normal nga ana kromozomiale dhe mundësia që ata të implantohen të dy njëherësh do të jetë e lartë. Ka edhe raste të tjera kur jemi të detyuar të transferojmë më shumë embrione.

Transferta e një embrioni të vetëm (single embryo transfer – SET) nuk është për çdo pacient. Ajo rekomandohet në raste të veçanta dhe gjithnjë pas një diskutimi shterues mes mjekut specialist, embrioogur dhe pacientëve.

Kandidatet tipike që mund të zgjedhin të kenë SET janë si më poshtë:

  • Ato me moshë < 35 vjeçe
  • Ato që kryejnë IVF për herë të 2-të pas një IVF të parë të përfunduar me sukses me lindjen e një fëmije.
  • Ato që kanë në historinë e tyre mjeksore një inkompetencë cervikale (qafën e mitrës të dobët)
  • Kanë embrione blastocist të një cilësie optimale.
  • Ato që kanë kryer IVF me PGT (analizë gjenetike të embrioneve).
  • Ato që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese
  • Ato paciente që kryejnë IVF me vezë të dhuruara

Përse duhet të konsiderohet transferta e një embrioni të vetëm?

Për pacientet e duhura, SET shmang rrezikun e shtatzanive multiple duke mos ndryshuar shumë shanset për shtatzani. Me përparimet teknologjike në fushën e ngrirjes së embrioneve (Vitrifikimi) dhe rritja e shkallës së mbijetesës së tyre në shkrirje, transferta e embrioneve të ngrira në të ardhmen ka pak a shumë të njëjtën shans suksesi me transfertën e freskët. Kështu që nuk do të ndryshonte shumë lenia e embrioneve të tjera në grirje për tu përdorur në të ardhmen.

Categories : Blogu i fertilitetit
error: Content is protected !!