Aktiviteti sportiv pas lindjes me operacion cezarian

Lindja me operacioni çezarian (C – Section) mund të rekomandohet nga mjeku në ato raste kur kemi situata të ndryshme ku lindja natyrale është e pamundur ose shqoërohet me rreziqe të rritura për nënën dhe beben. Operacioni çezarian përfaqëson një intervent kirurgjikal madhor, pas të cilit pacientja ka nevojë për një kohë të caktuar rikuperimi në mënyrë që të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Në rast se praktikohet sport, është e rëndësishme që të mos sforcohet shumë organizmi me ushtrime fizike të rifilluara përpara kohe, pasi kjo mund të jetë e dëmshme.

Çfarë rregullash duhet të ndjekësh përpara se të nisësh aktivitetin sportiv pas çezarianit?


Për femrat që kanë lindur me çezarian, rekomandohet pritja prej 6 javësh pas operacionit përpara se të fillohet aktivitetin sportiv apo palestra.

Para se të fillohet aktiviteti sportiv, është e nevojshme kontrolli tek mjeku 6 javë pas operacionit për tu siguruar që shërimi është i plotë dhe pa ndonjë komplikacion.

Shërimi i plagës së operacionit mund të zgjasë në disa raste deri edhe në 8 javë pas lindjes. Çdo aktivitet fizik i ekzagjeruar në këtë periudhë mund të shkaktojë hernie në vendin e operacionit ose të vonojë proçesin e shërimit të plagës.

Çfarë ushtimesh fizike mund të kryhen pas çezarianit?


Llojet e aktivitetit fizik të lejuar janë shëtitjet, joga dhe aerobia. Të gjitha këto jo më shumë se 30 minuta në ditë.

Rritja e aktiviteteve sportive duhet të bëhet në mënyrë graduale. Fillimisht, kërcimet, vrapi, gritja e peshave të mëdha dhe ushtrimet e rënda fizike janë të kundër indikuara, pasi mund të dëmtojnë rikuperimin normal pas operacionit.

Categories : Blogu i shtatzanisë
error: Content is protected !!