Amniocenteza

Amniocenteza

Cfarë është amniocenteza?


Amniocenteza është një procedurë mjeksore përmes së cilës mjeku tërheq (aspiron) një sasi të vogël likidi amniotik (lëngu ku noton bebi) nga mitra përmes barkut. Kjo sasi likdi është rreth 20 cc. në lëngun amniotik gjenden qeliza të bebit, analiza e të cilave mund të ndihmojë në diagnozën e sëmundjeve të ndryshme gjenetike (si psh: sindroma Down, FIbroza Kistike etj). Në disa raste mund të ndihmojë edhe në diagnozën e sëmundjeve të tjera apo për të testuar maturinë (pjekurinë) e mushkërive të fetusit.

Në cilat raste rekomandohet amniocenteza?


  • Rezultatet jo normale të testeve prenatale (Bi-Test, Triple Test, NIPT) janë rastet më të shpeshta në të cilat rekomandohet amniocenteza.
  • Në rastet kur gruaja ka në të kaluarën një fëmijë të lindur me anomali, atëherë amniocenteza duhet të kryhet direkt dhe pa qenë e paraprirë nga testet prenatale.
  • Në rastet kur mosha e gruas shtatzanë është > 35 vjec, rreziku për anomali kromozomiale është më i lartë dhe testet prenatale (Bi-Test, Triple Test, NIPT) mund të kenë ndjeshmëri të ulët në këtë drejtim. Në këto raste amniocenteza duhet të kryhet direkt dhe pa qenë e paraprirë nga këto teste.
  • Amniocenteza indikohet edhe në ato raste kur njeri nga partnerët është mbartës ose i prekur nga ndonjë sëmundje gjenetike (si për shembull fibroza cistike) me qëllim për të parë nëse bebi është mbartës apo i prekur nga jo anomali.

Si kryhet amniocenteza?


Është një procedurë që kryhet brenda 5-10 minutash. Pas kësaj pacientja duhet të qëndrojë 30 minuta shtrirë dhe më pas mund të shkojë në shtëpi. Pra nuk kërkon hospitalizim në spital.

Amniocenteza kryhet nën drejtimin e ekografisë. Si fillim vlerësohet pozicioni i fetusit dhe i placentës, dhe më pas age penetron lëkurën e barkut të nënës, hyn në mitër ku edhe tërheq 30 cc likid amniotik, i cili dërgohet për të kryer analizën e indikuar. Në fund të procedurës, mjeku përmes ekos ekzaminon fetusin dhe placentën dhe i tregon nënës rrahjet e zemrës fetale, për të hequr çdo ankth tek pacientja.

Përgjigja e analizës vjen brenda disa ditëve.

Kur kryhet amniocenteza?


Amniocenteza kryhet zakonisht nga java 16 në javën 20 të shtatzanisë.

A ka komplikacione amniocenteza?


  • Komplikacionet e mundshme të amniocentezës janë:
  • Rreziku për abort – i cili vlerësohet në 0.6%
  • Krampe pas procedurës
  • Rjedhje likidi apo hemorragji e pakët vaginale.
  • Në raste të rralla kjo rjedhje e likidit është e vazhdueshme duke cuar në pakësim thuajse total të likidit, por që në shumië raste sasia restaurohet sërish shumë shpejt.

Si interpretohet rezultati i amniocentezës?


Rezultati që del nga amniocenteza është rezultat final, pra përfundimtar, në dallim nga rezultati probabilitar që del nga testet prenatale (Bi-Test, Triple Test, NIPT).

error: Content is protected !!