Analizat tek mashkulli

Analizat tek mashkulli

Spermiograma është analiza kryesore që i rekomandohet një mashkulli infertil. Ajo analizon përqëndrimin (numrin e spermatozoideve për ml spermë), motilitetin (lëvizshërinë) dhe morfologjinë (cilësinë) e spermatozoideve, duke i krahasuar ato me vlerat normale të pranuara botërisht. Është spermiograma ajo që diagnostikon në se një mashkull ka një problem me fertilitetin e tij apo jo. Spermiograma është një analizë shumë e thjeshtë, jo e shtrenjtë dhe e domosdoshme në vlerësimin e potencialit fertile të një mashkulli. Nqs ajo është normale atëherë nuk është e nevojshme të kryhen analiza të tjera tek mashkulli. Spermiograma duhet të përsëritet cdo 3 muaj dhe jo më shpesh. Në rast se spermiograma rezulton me problem atëherë mjeku mund të kërkojë analizat e mëposhtme:

Sperm DNA fragmentation. Analiza e spermiogramës nuk është në gjendje të analizojë integritetin e ADN-së së spermatozoideve, dmth të përcaktojë dëmtimet në ADN-në e tyre. Përveç kësaj, ajo nuk jep informacion as edhe për stresin oksidativ të spermës. Duke njohur këto informacione do të ishte e mundur një diagnozë më e saktë e probleme të infertilitetit që lidhen me mashkullin. Rreth 15% e meshkujve që konsiderohen infertilë kanë spermiogramë “normale”. Për këtë arsye defragmentimi i ADN spermatike po kërkohet gjithnjë e më shpesh.

Ekografia skrotale do të përcaktojë dimensionet e testikujve dhe epididimuseve, praninë ose të jo të masave, tumoreve apo kisteve si edhe të anomalive vaskulare (varicocele).

Nga analizat e profilit hormonal do të mund të kuptohet në se kemi ndonjë problem me sinjalet që testikuli duhet të marrë nga qendra (sistemi nervor qëndror) në mënyrë që të prodhojë spermë.

Analizat gjenetike do të tregojnë nëse problemet e spermës janë të lidhura me defekte të lindura gjenetike të cilat bëjnë të pamundur prodhimin e spermës (sindroma Klinefelter, kromozomi fragil Y) ose shkaktojnë apo me defekte që bëjnë të pamundur transportin e spermës nga testikujt në duktuset ejakulatorë të penisit (fibroza kistike shkakton absencë të vas deferens të cilat lidhin testikujt me dukstuset ejakulatorë të penisit).

Spermiograma

Fertiliteti (pjelloria) e një mashkulli varet nga sasia dhe cilësia e spermatozoideve në spermën e tij. Nqs sperma do të ketë problem me numrin, shpejtësinë dhe morfologjinë e spermatozoideve, atëherë mashkulli do të ketë vështirësi në arritjen e shtatzanisë

Sperm DNA Fragmentation

Fragmentimi i ADN-së dhe stresi i rritur oksidativ reduktojnë shkallën e fertilizimit dhe reduktim të cilësisë së embrioneve. Të gjitha këto rezultojnë në më shumë cikle trajtimi (Inseminim Intrauterin ose Fertilizim In Vitro) për të arritur shtatzaninë dhe gjithashtu më shpesh humbje të shtatzanisë.

Spermatozoidi

Spermatozoidi është qeliza më e vogël në trupin e mashkullit. Ai formohet nga kokatrupi dhe flageli (bishti). Koka përmban bërthamën në të cilën është i ruajtur materiali gjenetik prej 23 kromozomesh

10 fakte mbi spermën

Ka shumë fakte interesante që lidhen me rolin e spermës por ende që i shpëtojnë vëmendjes së cifteve që kërkojnë të bëhen prindër.

error: Content is protected !!